Vazhdon të bëjë bujë në Francë dhe Belgjikë ndalimi i një bande shqiptarësh, që akuzohen se kanë kryer mbi 400 vjedhje në periferitë e Parisit. Banda u kap me mbi 50 kilogramë flori të vjedhur.
Ata shënjestronin familjet e pasura në periferi dhe nuk vidhnin asgjë përveç bizhuterive dhe parave. Katër persona u arrestuan. Kreu i bandës ishte një 50-vjeçar shqiptar i dënuar më parë. Ai merrte hajdutë nga Shqipëria dhe i hidhte në ‘sulm’ në Paris.
Bashkëpunëtori i bandës shqiptare u arrestua në Anversë të Belgjikës. Ai është argjendari Nuzgar M.
Belgu blinte sistematikisht arin që e vidhnin shqiptarët dhe e shkrinte. Shqiptarët merrnin 43 mijë euro në këmbim për çdo kg flori të pastër. Argjendari 61-vjeçar u kap në flagrancë, sapo tre korrierët shqiptarët kishin hyrë në punishten e tij. Ata po blinin gjysmë kg ar për 20 mijë euro.