Janë zbardhur emrat e dy personave që u është dërguar sot formulary për deklarimin e pasurisë në qytetin e Elbasanit, të dy të dënuar për trafik droge në Angli.
Personi i parë që duhet të japë llogari për pasurinë është Emiljan Shega, i cili është arrestuar rretjh 10 vite më parë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund.
Gjatë aksionit të policies asokohe, droga u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilimë, mbi të cilët ishte vendosur edhe një divan. Shega u dënua me 10 vite burg nga autoritetet britanike.
Personi i dytë që është bërë tagër i ligjit special, është Klodjan Çopja, i cili rezulton që të jetë dënuar në Angli më 4 gusht të vitit 2017 me 17 vite burg pasi akuzohet se drejtonte një rrjet të trafikut të kokainës.
Sipas mediave britanike, Çopja akuzohej për importimin e një sasie kokaine me vlerë 60 milionë paund drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ai u arrestua në Greqi në Mars të vitit 2017, për t’u ekstraduar drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Njoftimi i policisë:
Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.
Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
– K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;
– E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.
OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.