Publikoi imazhet me përmbajtje seksule, të kanditatit të Macron për Parisin, arrestohet rusi

Diel, 16 February 2020 10:40

Autoritetet franceze arrestuan artistin disident rus Pyotr Pavlensky, i cili publikoi “prova inkriminuese” të imazheve me përmbajtje seksuale që detyruan kandidatin e presidentit Macron të tërhiqej nga gara për bashkinë e Parisit.

Benjamin Griveaux, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kreut të shtetit francez, braktisi garën për kryebashkiak të Parisit, pas akuzave të ngritura ndaj tij se i kishte dërguar imazhe nudo një femre që nuk ishte gruaja e tij. Griveaux nuk e kundërshtoi për asnjë moment që ishte ai që i dërgoi këto mesazhe.

Pyotr Pavlensky, i cili jeton në ekzil në Francë, deklaroi se e publikoi videon seksi thjesht për të demaskuar hipokrizinë e Griveaux.

Artisti rus, i cili njihet për performancat e tij të çuditshme, është bërë edhe herë të tjera titull kryesor i lajmeve pasi i vuri zjarrin derës së Agjencisë Shtetërore Ruse të Sigurisë dhe Bankës së Francës.

Zyra e Prokurorisë së Parisit bën me dije se Pavlensky është arrestuar dhe po merret në pyetje dhe për një rast tjetër zjarrvënie që ka ndodhur në kryeqytetin francez në vigjilje të Vitit të Ri. Ajo gjithashtu shtoi se Griveaux ka ngritur një akuzë për shkelje të privatësisë dhe për këtë arsye është hapur dhe një hetim.

Sipas ligjeve franceze, publikimi i materialeve pornografike, pa marrë pëlqimin e personit, mund të të dënohet deri në 2 vjet burg dhe një gjobë 60 mijë euro.

Login to post comments