Kreu i PD-së Lulzim Basha ka përshëndetur anëtarësimin e FRPD në bashkimin studentor të PPE.
‘Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian’, shkruan Basha në një reagim në faqen e tij në Facebook.
‘Përgëzime Forumit Rinor të PD për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS.
Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota.
Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja.
Krenar për FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshme shqiptare!'-shkruan kreu i PD-se Lulzim Basha ne Facebook.