“Grushtit të shtetit Presidenti do i përgjigjet me dekrete në mbrojtje të kushtetutës”.
Kështu u shpreh me nota revolte Ilir Meta në konferencën para gazetarëve ndërsa pohoi se nëse herën e parë nuk shkoi vetë në Venecia për dekretin e zgjedhjeve, këtë herë është i detyruar të shkojë e t’i tregojë Europës, atë që po ndodh realisht këtu.
“Një grup mafioz që punon kundër interesave kombëtare e publike
Respekti im për komisionin e venecias është i palëkundur.
Herën e parë thashë do shkoj në Venecia por nuk shkova se s’mu duk e nevojshme të shkoja aty ku më cuan se më mjaftuan disa këshilltarë për ta zgjidhur si cështje.
Tani jam i detyruar të shkoj atje që gjithë Europa demokratike të kuptojë se cfarë po ndodh në këtë vend në emër të Venecias, në emër të partnerëve, për ta kthyer aty ku ishte para 30 vitesh në një vend kju shtypen të drejtat e qytetarëve, ku duan ta kthejnë këtë vend në një burg por me ngjyra”, përfundoi Meta.