Meta: Nuk tërhiqem, ky është një grusht shteti, jo me tanke e gaz, por me ...

Hënë, 17 February 2020 12:27

Presidenti Ilir Meta u përgjigj pyetjeve të gazetarëve, pas deklaratës që ai dha për media.

I pyetur nga SYRI TV, se cili do të jetë qëndrimi i presidentit, pasi mazhoranca ia ka hequr kompetencat, Meta u shpreh se është i vendosur të jetë në detyrë deri në ditën e fundit të mandatit të tij.

Gjatë përgjigjes, Presidenti Meta u shpreh se ‘një grup kriminal, jo PS, por një grup kriminal, po bën një grusht shteti’.

Pyetje përgjigjet e presidentit Ilir Meta:

 

SYRI TV: Zoti president a ia vlen të qëndroni në detyrën e Presidentit për kohë mazhoranca iu ka hequr kompetencat?

Në nëntor ju kishin planifikuar një tur kombëtar apo e keni anuluar atë nismë?

Ilir Meta: Së pari, është përgjegjësia ime ti qëndroj atij vendimi me dorën mbi kushtetutë dhe me zemrën në Kushtetutë deri në datën 24 korrik 2022. Se çfarë bën Kuvendi e shohin të gjithë shqiptarët. Po të bënte gjëra më të mira, nuk do të largoheshin 8 shqiptarë nga Shqipëria kur nga Serbia largohet 1 .

Kështu që nuk ekziston asnjë mundësi, zero mundësi, që Presidenti për shkak të avancimit të grushtit të shtetit të tërhiqet nga detyra e tij si kryetar i shtetit dhe misioni i tij për të mbrojtur shtetin e së drejtës dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

E dyta, pse unë nuk kam qenë për të thirrur “Venecian” këtu?

Sepse ne Reformën në Drejtësi mund ta zbatonim vetëm me rekomandimet e Venecias. Dhe vetëm mbi bazuar mbi rekomandimet ne arritëm atë konsensus që unë luftova aq shumë për ta imponuar sepse përpjekja  ishte që atëherë që grushti i shtetit të realizohej përmes një masakre duke shantazhuar dhe kjo dështoi. Tani, grushti i shtetit ka pasur çdo ditë nga pak grusht shteti duke arritur deri kështu sa Gjykata Kushtetuese, me i rëndësishëm se çdo gjë të tjerë të kthehet në një Polici të shtetit të PPP-së.

Pse kam qenë unë që të mos vijë Venecia?

Sepse nuk ka gjë më fyese të vijë. A ndonjë fëmijë që të mos e kuptojë që neni 179 që është shkruar nga vetë Venecia, kur ka bërë rekomandimin, e kemi votuar: anëtari i parë emërohet nga presidenti, i dyti nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë dhe neni e bën dhe më të qartë këtë radhë.

Dhe radhën e ka vënë vetë Venecia.

Shteti PPP: Politikë, polici dhe propagandë.

Këta duan të vënë në dyshim intelektin e njeriut më të thjeshtë. Këtu kemi një veprimtari mafioze dhe çdo ditë do të keni prova më të rënda.

Pyesni një anëtar të KED kur janë mbledhur ata për të gjykuar ata nëse duhet të aktivizohej mekanizmi i zhbllokimit për emërtesën e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.

Pyeteni kur kanë marrë një vendim që të botohej në gazetën zyrtare vendimi që ata kishin votuar në 21 shtator dhe ishte botuar në datën 22 shtator në seksionin për KED.

Pyeteni...

Pyeteni siç më pyesni mua!

Unë vij këtu dhe ju flas shumë hapur.

Gjëja më e bukur e reformës në drejtësi. Nuk ka institucion të saj që të jetë krijuar Brenda afateve. Asnjë afat kushtetues nuk është respektuar por ata ishin shumë të shqetësuar për të zbatuar afatin që kishte vendosur vetë Dvorani.

Pse?! A ka gjë më të turpshme. Pse, çfarë është anëtari i gjykatës kushtetuese, një portokall te dera  e presidencës që e merr njeri dhe ikën me vrap??

Kështu janë dhe këto KÇK asnjë gjë tjetër për të spostuar vëmendjen dhe kjo nuk është gjë tjetër vetëm grusht shteti. Me ca letra bën grusht shteti. Nuk ka nevojë për tank, për gaz, por me ca lera. Pra, paratë, të gjitha janë në një dorë, vetë ali, vetë kadi!

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...