“Informo drejtuesit e partive”, Basha mbledh aleatët në selinë e PD, i përcjell shqetësimet e Metës

Tuesday, 18 February 2020 12:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur sot në një takim aleatët e tij të opozitës së bashkuar.

 takimi pritet të nisë pas pak në selinë blu. Tryeza në fjalë vjen pas takimit që lideri i demokratëve pati sot me presidentin Ilir Meta, ku ky i fundit e thirri Bashën në Presidencë një ditë pas shtimit të akuzave ndaj KED dhe deklaratave për grusht shteti nga mazhoranca.
 

Në takim Meta i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare, ndërsa është shprehur se do bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit.

Kujtojmë se mes Presidencës dhe mazhorancës ka pasur një tjetër përplasja sa i takon miratimit të ligjit për betimin e gjyqtarëve, ku i hiqen kompetencat presidentit.

Modifikuar më Tuesday, 18 February 2020 13:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...