Në ditën e 6 të grevës së urisë për 27 pagat e prapambetura, dy nga punonjësit e nënstacionit të Poçemit kishin të domosdoshëm serumin.
Por pavarësisht përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, janë të vendosur ti shkojnë deri në fund, duke sakrifikuar edhe jetën.
thonë se kërkojnë vetëm drejtësinë e tyre që u çon bukë familjeve. ndaj nuk ka kthim pas!
“Kemi 27 rroga pa marrë, askush nuk është kujtuar për ne. ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj greve.”
problemi i mospagesës është i vjetër dhe i njohur për të gjithë. por teknikët e poçemit thonë se vetëm shteti që duhet të ndërhyjë për zgjidhje, nuk po reagon.
“Se hajdutëria dhe makutëria janë dy motra shumë të këqija. kur këto bashkohen na del qeveria.”
“Borxhi ka kaluar 20 mln se me 4 studentë nuk ia del po nuk more borxh.”
Asnjë reagim edhe për grevën naftëtarëve që hyri në ditën e dytë pranë uzinës së ballshit.
Në ambientet e qendrës shëndetësore ku janë izoluar 10 burra, hynë e dalin vetëm gazetarët dhe familjarë.
“Shtetarët nuk kanë ardhur asnjë.”
Ashtu si kolegët në Poçem, edhe naftëtarët e Ballshit thonë se nuk dalin pa marrë pagat dhe pa garantuar rinisjen e punës.
“Kërkojmë pagat e prapambetura dhe vazhdimësinë e punës. në të kundërt nuk dalim të gjallë nga këtu.”
Por në rast se reagimi do të vonojë, thonë se do të përshkallëzojnë edhe format e grevës.
“Ne mendojmë të futemi në uzinë, secili në vendin e tyre dhe atë do quajmë grevë.”
Janë mbi 850 punonjës të uzinës së Ballshit që nuk kanë mbetur të papunë dhe nuk paguhen prej disa muajsh pasi rafineria ka pezulluar punën.