Gjykata e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj ish- kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, i cili ndodhet prej katër muajsh në arrati dhe po kërkohet nga policia
Gjyqi ndaj tij duket se do fillojë në mungesë.
Prokuroria firmosi urdhër- arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar.
Ish kryebashkiaku u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash, gje qe e kishte fshehur kur kishte plotesuar formularin e dekriminalizimit.
Prokuroria e akuzon ish- kryebashkiakun për 3 vepra penale ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. ”Falsifikim i dokumentave” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.