Vdekja e kombit vjen prej mëndjeve të tilla

Tuesday, 18 February 2020 17:41

Te shkruash librin “Vdekja me vjen prej syve te tille '' dhe pastaj te besh avokatin e Rames kunder Berat Buzhales , renia eshte pikiate shume e forte . Rexhep Qosja sot ka dhene nje prononcim ku kryesisht ndihej sulmi qe i bente gazetes Express dhe pa e permendur gazetari Berat Buzhala dhe televizionit  T7. Sipas Rexhep Qoses :’’ Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!’’

As gjuhe prej akademiku , as gjuhe prej shqiptari  dhe sigurisht nuk te duket sikur e ka shkruar kete prononcim autori i librit ‘’ Vdekja me vjen prej syve te tille’’ qe per hir te se vërtetës eshte nje vepër e çmuar dhe qëndron me dinjitet ne letërsinë kombetare.

Gjuha e përdorur ne kete prononcim duke qene se eshte nje gjuhe per ti shërbyer x apo y çështjeje ka brenda target , qëllimin pse sulmohet ky target , kjo gjuhe ka edhe pak nuanca prej informatori por me dashje Rexhep Qosja ndërron kahun e akuzave.

Se pari, nuk ka Shqiperi shteterore apo Shqiperi jo shteterore , ka Shqiperi , popull shqiptar, komb shqiptar dhe këtu jemi nje . Sa per tezen e pare me te cilin nis prononcimi nje gje eshte e vertete , ate qe se beri kryeministri i Serbise mbreterore Nikolla Pashiq , ate qe se beri Alexander Rankovic , ministri i UDB –se se Serbise i Jugosllavise komuniste , ate qe se beri Sllobodan Milloshevici , tentoi ta bënte miku i Rexhep Qoses ,Edi Rama   me dy te tjerë andej nga Kosova .

Eshte naivitet  te besohet nga ana e Rexhep Qoses qe ky sja kishte idenë ca plani ishte ky dhe pse sulmohej Edi Rama, sigurisht duke përdorur po tezen e Rexhep Qoses por duke saktësuar tashme kahun ku derdhen paratë dhe mjetet financiare te brendshme dhe te jashtme dhe ky ishte kahu qe donte shkëmbimin e territoreve.

Njeriu qe shkruan ‘’ Vdekja me vjen prej syve te tille’’ akuzon mediat qe thonë te verteten lidhur me regjimin dhe narko diktaturën e tij, per shovinizëm, kur nuk ka shovinizëm me te madh se gjuha , veprimet, aktet e Edi Ramen and Co lidhur me Kosoven , fyerjet qe ai i beri asaj dhe liderve qe nuk i vinin per shkak shovinistit Rama si ne takimin e Shkupit ashtu edhe ne Tirane .

Njeriu qe shkruan ‘’ Vdekja me vjen prej syve te tille’’ guxon te mari ne mbrojtje qeverinë me anti- kombetare pas regjimit te Hoxhes lidhur me çështjen e Kosoves . Nuk mjafton nje padi e Rames si letër bakalli kundër Haradinajt per te mbuluar te verteten e madhe qe demaskoi ish kryeministri i Kosoves lidhur me pazare financiare dhe shifrën 20 miliarde dollarë qe përfitohej me shkëmbimin e territoreve, por akademiku nuk kishte ndonjë prononcim per kete çështje dhe nuk u ndje as per mini –shengenin  por me patjetër duhet me mbrojt  qeverinë dhe veprimet jo vetëm anti kombetare por edhe te rrezikshme per shume çështje ne rajon te Edi Rames dhe këtu akademiku nuk ja përton penës. Arsyen dhe ndonëse nuk dihen do te dalin , por eshte mire me i kujtu dhe me ja kthy pergjigjen me ato cka ka shkruajtur vet

( Njeriu , shpesh, shikon dhe nuk sheh ,sepse ,si i thonë nje fjale, nuk shihet me sy por me mend...) Keshtu i nderuar akademik janë rreshtat e tu dhe eshte e vertete qe shihet me mend, varet ne çfarë lloje mendsh . Mendjet anti kombetare pjellin skenar te rrezikshëm prandaj avokatura duhet e forte.  Sic e keni thene edhe vete ju:

‘’Jo, prapësia nuk buron prej tokës , as e keqja nuk mund te mbijë prej dheut, por NJERIU sjell prapësine dhe te keqen’’

Ka nje njeri dhe nje sekt qe i ka sjelle te keqen këtij vendi por ju nuk thate asnjë fjale per moton e Rilindjes dhe shefit te saj , nuk thate asnjë fjale as per kanabizimin as per shpopullimin dhe as per varfërimin e shqiptareve . Verte kete qe beri Rama me kete moto do ta kishti zili dhe Pashiqi dhe Rankovici.Por nuk thate asnjë fjale per këto marrëzi per popullin shqiptar se po sipas deklaratës tuaj sot  ju keni vetëm hallin e Tiranes shteterore

Vdekja e këtij kombi vjen nga mendja te këtilla.

Modifikuar më Tuesday, 18 February 2020 19:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...