Ish-kryeministri i vendit Ramush Haradinaj i është drejtuar sërish me një status kryeministrit Albin Kurti për taksën 100%.
Haradinaj e ka porositur Kurtin që të mos e heq taksën ndaj Serbisë, pa e njohur Kosovën si shtet të pavarur.
Reagimi i plotë i Ramush Haradinajt:
Albin,
Ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar.
Mos e heq taksën për rikthim në proces tashmë të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.
Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar.
Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës.