olidarizimin e shumë vendeve pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve ku u mblodhën 1.15 miliard euro për Shqipërinë, që do t’i kalojë fondit për rindërtimin pas dëmeve nga tërmeti, anëtari i kryesisë së PD-së, Enno Bozdo e ka cilësuar një lajm të mirë Bozdo pohoi se ky veprim tregoi se ende Shqipëria ka miq të mirë që i gjenden në ditë të vështirë. Mes të tjerash ai theksoi se teksa pjesa më e madhe e kësaj shume është kredi, kushtet e saj ende nuk dihen. Po ashtu ai theksoi se qeveria nuk duhet të kishte marrë një borxh të tillë, por duhet të ishte ngushtuar me të ardhurat e saj, ku masa e parë që duhet të merrte sipas tij ishte anulimi i disa kontratave koncensionar
“Ka qenë një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Shqipëria ka ende miq të mirë që gjendjen në ditë të vështira. Tërmeti ishte ditë e vështirë për në. Njerëzit janë jashtë, fëmijët janë pa shkollë. Franca dhe Gjermania, këto vende të BE organizuan një eveniment të tillë dhe pa Brukselin një event i tillë s’mund të organizohej dot. Nuk ka asnjë ndjenjë negative për Shqipërinë. Nëse jemi larg për negociatat, është faj i krimit, institucioneve. Ende nuk kemi parë një dokument zyrtar që vjen nga Brukseli. Nuk është hera e parë kur donatorët premtojnë dhe më pas shumat zvogëlohen. Që t’i shërbejë ky fond Shqipërisë, duhet që ajo t’i bëjë detyrat e saj. Donatorët duan që të jenë të bindur se ku do të shkojnë këto para. Me këto standarde të kësaj qeverie me 265 mln euro do ndërtojmë 15 km rrugë. 18 mln euro i del Ramës km i autostradës. Përpara se të ndërtohet ata do bëjnë çmos dhe janë të lutur që të ngrenë transparencë. Pasi kryeministri e ka kthyer Shqipërinë në kazan korrupsioni, është sa për të shpëtuar fytyrën. Çfarëdolloj gjëje që të bëjë kryeministri, donatorët do bëjnë detyrën e tyre. Shqipëria trajtohet si vend i botës së tretë, procedurat dhe standardet do jenë të gjata. Që çdo euro të shkojë atje ku ka nevojë. Nuk dihen kushtet me të cilat do merret kredia. Kjo qeveri nuk ka ende shifra të qarta për ata që janë prekur nga tërmeti. Si kanë shifrat e sakta. Ka ende nga ata që enden zyrave për bonusin e qirasë. Do të ishte shumë mirë që Shqipëria ta përballonte këtë situatë pa borxhe. Qeveria ka gjera në dorë që të bëjë disa hapa pas, për shembull që të anulojë PPP-të. Qeveria nuk e dinte që do të binte tërmet. Efektet e këtij borxhi do të fillojmë që t’i ndjejmë menjëherë. Ne i kemi tejkaluar çdo masë dhe më pas do të përshpejtohet shumë rrokullisja. Koncesionet e miqve 2.2 miliard nuk do të preken. Kemi hyrë në ujëra të panjohura dhe kemi humbur çdo lloj busulle.”, tha Bozdo.