PD: Qeveria po ua bën jetën ferr personave që duhet të marrin pagesën e papunësisë

Premte, 03 Prill 2020 12:44

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo ka shprehur shqetësimin se qeveria nxjerr pengesa burokratike për të papunët që duhet të përfitojnë ndihmën financiare.

Sipas Bozdos në formular punonjësve u kërkohet e-mail personal kur kompanitë konstatojnë se shumica e tyre nuk kanë. Madje ka dhe punonjës që nuk kanë as nr. e celulari.

Në këtë mënyrë, qeveria sipas Bozdos ja pamundëson marrjen e pagesën mijëra punëtorëve por ajo që denoncon ish- deputeti është se më datën 26 mars formulari i aplikimit nuk i kishte këto opsione informacioni por i shtoi pa asnjë argument

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENO BOZDO

 

Qeveria po ua bën jetën ferr personave që duhet të marrin pagesën e papunësisë për shkak të pandemisë! Duke treguar sa e shkëputur është nga realiteti, qeveria ka nxjerrë pengesa burokratike që vështirësojnë apo pamundësojnë marrjen e pagesës nga mijëra punëtorë.

Për të përfituar ndihmën financiare, qeveria u kërkon punonjësve e-mailin, pra adresën e postës elektronike dhe numrin e  celularit. Shqetësimi i shprehur nga ana e kompanive është se shumica e punëtorëve nuk kanë adresë e-maili. Madje një pjesë e tyre nuk kanë as numër celulari personal.

Pa plotësimin e këtyre të dhënave, aplikacioni qeveritar për marrjen e pagesës së papunësisë bllokohet. Askush nuk përfiton dot asgjë. Kjo do të thotë që ta bësh të pamundur dhënien e ndihmës apo, në rastin më të mirë, ta vështirësosh atë në maksimum.

Ky është një nga ato raste  që tregon se qeveria merr vendime aty për aty, të pamenduara dhe në kaos, duke i shkuar pas krizës, jo duke i paraprirë asaj.

Siç tregojnë këto dy dokumenta zyrtarë, në datën 26 Mars, kërkesa për emailin dhe numrin e telefonit nuk ekzistonte. Ajo u shtua më pas pa asnjë argumentim. Aplikimi për pagesën e papunësisë që kërkon emailin dhe numrin e telefonit mund t’i sherbejë qeverisë për marrjen në mënyrë indirekte të të dhënave personale të qytëtarëve, por ajo ua bën edhe më të vështirë jetën mijëra punonjësve.

Ky është një shembull sesi me apo pa krizë, me apo pa virus, qeveria është plotësisht e pandjeshme ndaj problemeve reale dhe situatës shumë të vështirë ekonomike që po kalojnë familjet shqiptare.

Për qindra mijëra shqiptarë pagesë e papunësisë së detyruar është burimi i vetëm i të ardhurave. Aplikimi për përfitimin e kësaj pagese duhet të jetë sa më i thjeshtë, sa më i shpejtë. Burokracia apo çdo skenar tjetër që vonon pagesën sot do të thotë uri!

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...