”Shkëmbimi i territoreve i levedriste Serbisë”, Berisha: Vuçiç u hoqi maskën Ramës dhe Thaçit

E mërkurë, 19 February 2020 16:12

Ish- kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç mbi shkëmbimin e territoreve me Kosovën duke thënë se nxori zbuluar Edi Ramën dhe Hashim Thaçin.

Vuçiç tha se Serbia humbi një shans të shkëlqyer për marrëveshje me Kosovën duke shtuar se shkëmbimi i territoreve i leverdiste Serbisë, ndërkohë që Berisha shprehet se Rama dhe Thaçi që më parë e mbështetën shkëmbimin e territoreve, me këtë deklaratë u hiqet maska prej tradhëtari.

STATUSI I SALI BERISHËS

Serbomadhi Vuçiç u heq masken argateve te tij Esad Toptani i Ri, Miladinit Shqipfoles dhe Baton Satnishiqit!

Miq, Nacionalisti Vuçiç deklaroi dje se shkembimi i territoreve, de fakto ndarja e Kosoves dhe zmadhimi Serbise me territore te Kosoves ishte interesi i Serbise se Madhe.

Per dy vite me radhe Trojka famezeze tradhetare e argateve te tij ne Tirane dhe Prishtine, Esad Toptani i Ri, Miladini Shqipfoles, Baton Stanishiqi e shiten per publikun shqiptar projektin e Serbomadhise si nje projekt te tyre dhe qe i interson Kosoves?!

Lexoni ju lutem deklaraten e padronit te tyre, e cila fakton se argatet po punonin per projektin e tij dhe kunder Kosoves. Kjo ne çdo fjalor te botes se qytetruar ka vetem nje emer,quhet Tradheti! Ata we kryejne nje akt te tille, dmth qe ndihmojne armikun, kundershtarin quhen tradhetar!

Vuçiç del hapur: Shkëmbimi i teritoreve i leverdiste Serbisë

Vuçiç del hapur: Shkëmbimi i teritoreve i leverdiste Serbisë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tani e thotë publikisht se ndryshe nga sa u paraqitej shqiptarëve, plani për ndarjen e Kosovës i leverdiste Beogradit. Ai deklaroi mbrëmjen e së hënës se Serbia e ka humbur rastin për të arritur kompromis me Prishtinën dhe se do të paguajë çmimin në të ardhmen.

Duke folur për çështjen e shkëmbimit të teritoreve , ai tha se e kuptoi që “serbët kurrë nuk do ta pranonin diçka që në fakt ishte shansi i tyre dhe për këtë, do të pendoheshin”.

“E kuptova porosinë e njerëzve, ishte një shans i shkëlqyeshëm për ne, por e humbëm atë”, tha Vuçic për TV Happy.

Kreu i shtetit serb shtoi se për këtë çështje do të bëhet edhe më të keq në të ardhmen, por mendon se ai vetë është i zhveshur nga përgjegjësitë.

“Unë do ta mbroj popullin serb, por mbajini mend fjalët e mia edhe për 20 vjet: kemi pasur një shans, por nuk kemi pasur vetëdije dhe mençuri të mjaftueshme”, tha ai.

Lexo me tej:

Në intervistën për ‘Tv Happy’, ai ka aluduar se nuk ishte Ramush Haradinaj por një shtet i fuqishëm evropian që e mbështeti atë për të vendosur taksën me synimin për të larguar Serbinë nga dialogu në momentin kur arritja e një marrëveshje finale kompromisi ishte gati.

Siç ka shpjeguar ai si pjesë e ndarjes që planifikohej ishte që Serbia të merrte pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën, megjithatë një gjë e tillë ishte pa mundësuar nga zhvillimet pas vendosjes së taksës.

“Amerikanë kanë kundërshtuar më zëshëm sesa Evropianët gjatë gjithë kohës. Është e pamundur që shqiptarët ta bënin një gjë të tillë pa mbështetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e shumicës së fuqive evropiane, për ta larguar Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia të mos arrijë të kërkojë as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo ndonjë gjë tjetër. Pra për të çuar para ndonjë plan nga i cili Serbia do të merrte diçka”, ka thënë Vuçiq.

Menjëherë pas këtij emisioni TV ka reaguar shkrimtari dhe gazetari Veton Surroi

“Konfirmim i presidentit të Serbisë se ishte krejtësisht afër realizimi i ndarjes së Kosovës. Tash del se pos komunave të veriut ishin në lojë edhe ato të lindjes në Kosovë.
Është sikur ta shohësh një thriller që përshkruan çmontimin e një bombe” shkroi ai në Facebookun e tij.

Në trojet shqiptare këtë plan të Vuçiçit e mbrojtën Hashim Thaçi dhe Edi Rama. Presidenti kosovar u mundua ta shesë atë si një përpjekje për të bashkuar luginën e Preshevës me Kosovën, ndërsa kryeministri shqiptar deklaroi se mundësi të tilla mund të të vijnë njëherë në 100 vet.

 

Login to post comments