I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, gazetari Andi Bejtja komentoi thirrjen e Presidentit të Republikës Ilir Meta për tubimin e 2 marsit. Bejtja e cilëson këtë “veprim të justifikuar”, pasi sipas tij, Presidenti është jo vetëm ruajtës i unitetit të popullit, por dhe mbrojtës i Kushtetutës.
Andi Bejtja: Është një moment delikat për Shqipërinë. Në rastin se Presidenti do shpalli referendum, mund të ndodhi që dhe ato që do organizojnë referendumin të mos marrin materialet zgjedhore. Presidenti është i justifikuar ta bëjë këtë thirrje, se para se të jetë garantues i unitetit të popullit është garantues i Kushtetutës. Për mua ai e ka argumentuar shumë mirë mbrojtjen e Kushtetutës. Presidenti nuk ka më ku të ankohet, nuk ka asnjë institucion ku të ankimojë vendimet e veta. Presidentin e shoh në një pozitë të vështirë, si të veprojë dhe si të mos veprojë.
Më tej, Bejtja u shpreh se 2 marsi do të ridimensionojë dhe opozitën. Sipas gazetarit Andi Bejtja, opozita nuk mund të rri e të vazhdojë me sloganin “po dëgjoj”.
Andi Bejtja: Ne kemi parë që shpesh ndërkombëtarët nuk kanë dhënë zgjdhje në të tilla situata. 2 marsi do jetë një ditë ku ridimensionohet dhe opozita. Në të gjithë këtë lëvizje të madhe që ndërmerr Presidenti, opozita nuk do të vazhdojë me sloganin “po dëgjoj”. Indirekt Presidenti po rrezanton marjen e flamurit të opozitarizmit. Kur shkelet Kushtetuta dhe Presidenti nuk ka se si të mos bëhet opozitar. Mendoj që Presidenti ka arritur të argumentojë çdo shkelje të Kushtetutës. Për mua ka qenë tronditëse se si një dekret nuk botohet në Fletoren Zyrtare.