“Ne jemi të vdekur, jemi zhytur në borxhe”! Përkeqësohet gjendja e grevistëve në Fier: Rama dhe ambasadat të na ndihmojnë, nuk tërhiqemi

E Enjte, 20 February 2020 11:28

14 punonjësit e nënstacionit elektrik dhe stacionit të pompimit, në Poçem të Mallakastrës, janë futur sot në ditën e tetë të grevës së urisë, ndërsa 10 punonjësit e Uzinës në Ballsh janë futur në ditën e katërt të grevës. Të gjithë këta punonjës kanë nisur grevën e urisë, pasi nuk kanë marrë rrogat.

gjendja shëndetësore e të cilëve ka nisur të përkeqësohet.  grevistët thanë se nuk ju duhet më jeta, pasi janë zhytur në borxhe, ndërsa i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ambasadave të ndërhyjnë për të zgjidhur problemin e tyre.

Ata janë të vendosur për të vijuar kauzën e tyre, duke theksuar se marrja e 27 pagave të prapambetura është mundësia e vetme që i nxjerr nga greva.

 Grevistët e Uzinës kanë refuzuar sot të marrin ndihmë mjekësore, edhe pse gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar. Dy prej grevistëve janë zëvendësuar me kolegët, pasi janë ndjerë keq, për shkak edhe të rënies së temperaturave.

“Jemi mbytur në borxhe, e kemi shkruar emrin në të tëra dyqanet, nuk shkojmë dot në shtëpi. I lutemi kryeministrit të shohë ku ka hasur vështirësi që nuk po na paguajnë, nuk po na japin rrogat. Ne të vdekur jemi, për çfarë i duam mjekët të jetojmë më?”, tha një prej grevistëve.

Login to post comments