"Një tension mbarëpopullor për të ruajtur vlerat e të gjithë qytetarëve. Një parti kemi patur para 90. Të kishte mik dhe brenda natës të shpallte armik.
Këtë shtet shqiptarët nuk e deshën dhe u ngritën në vitin ’90. Nuk e dinin se çfarë ishte pluralizmi, por zgjedhën e hoqën. Në fillim hodhën këtë lloj shteti, këtë lloj qeverisje dhe u përballën me pluralizmin", u shpreh nënkryetari i LSI.
A është kapërcim të Kushtetutës nga presidenti i Republikës?
"Ai që do të e pretendonte do të ishte anti-kombëtar. Presidenti nuk ka thirrur qytetarë të veçantë. Një nga funksionet e tij është garancia e ligjeve që voton Parlamenti. Ai ka denoncuar qartazi paturpësia dhe mafiozitete për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ka konstatuar, e ka ndarë edhe me të gjithë qytetarët, dhjetëra fakte publike për të kapur Republikën, këtë që është e përbashkëta jonë.
“Unë do të jem në tubim si qytetar i Republikës, jo si nënkryetar i LSI. Sot e ndjej veten më të kërcënuar. Do të protestoj në emër të lirisë së vetes sime, familjes sime, nënës sime, miqve të mi. Ne të gjithë bashkë do të mbrojmë lirinë tonë”, tha Vasili.
Skenari i shpërndarjes së parlamentit nga presidenti?
"Unë kam parë këto ditë edhe analiza për pamundësitë e presidentit. Kemi parlament ne në Shqipëri? Të gjithë që merren me kompetencat e presidentit, nuk flet për parlamentin me 120 deputetë dhe një pjesë e tyre të zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Pazar i gjësë së gjallë", u shpreh Petrit Vasili.Intervista e plotë në Syri TV: