“S’ju premtoj Zvicrën as Gjermaninë”, Basha flet me shifra: Paga për mjekët 1200 euro në muaj, 700 euro për infermierët

Premte, 21 February 2020 13:07

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka shpalosur sot vizionin e Partisë Demokratike për shëndetësinë me ardhjen në pushtet. Në konferencën e organizuar nga PD-ja me fondacionin “Konrad Adenauer”, Basha theksoi tri shtyllat e shëndetësisë së re: Financim – autonomi – profesionalizëm si dhe paga të menjëhershme minimale, 1200 euro për mjekët dhe 700 euro në muaj për infermierët.

“Me financim, autonomi dhe profesionalizim do të mundësojmë që shqiptarët të mos blejnë më barna nga xhepi, të mos paguajnë bakshishe nën dorë dhe ambient të qetë pune për mjekët dhe infermierët.

 Fjala e parë që u themi prindërve apo fëmijëve në mëngjes është: Si je, si kalove? Shëndeti është i pari dhe është pa këtë është e kotë të kemi prioritete të tjera.

Ne do ta nisim me rritjen e financimit dhe mirëmenaxhimin e fondeve, do ta nisim me anulimin e të ashtuquajturave koncesione;

Me çlirimin e 35 milionë milionë eurove në vit për shëndetësinë që sot përfundojnë në 3-4 duar dhe sot bashkëndahen me pushtetarët e korruptuar do të jetë një mundësi e mirë për të filluar.

Me rikonceptim total të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të konceptit spitalit - sipërmarrje.

Me kujdes shëndetësor parësor të organizuar në shtëpi shëndeti përmes mjekut - profesionist i lirë, që do të konsultohet me të gjithë ju.

Këto ndërhyrje sipas nesh janë esenciale për të rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor dhe eliminuar shpërdorimin e tyre politik.

Spitali autonom do të bëjë të mundur që të mos mungojnë asnjë barnat dhe ekzaminimet.

Kjo mënyrë e re e funksionimit të spitale, që do të krijojë marrëdhënie të tjera ndërmjet mjekut dhe spitalit. Përveç kontratave “full time” do të kemi dhe kontratat e shërbimit si dhe mjekun e familjes, profesionist të lirë.

Do të bëjë të mundur që të paktën në fazën e parë ne të jemi në gjendje të zbatojmë përkushtimin dhe angazhimin tim dhe të PD-së që pagat e personelit shëndetësor të rriten në mënyrë të menjëhershme me 1200 euro për mjekët dhe 700 euro në muaj për infermierët, si një pagë minimale dhe masë e domosdoshme për t'i vënë fre apo filluar kontrollin e ikjes në masë të personelit shëndetësor"

Modifikuar më Premte, 21 February 2020 14:28
Login to post comments