Reporterja e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Santos ka dhënë një mesazh të qartë për klasën politike në vend, që në sajë të plotësimit të reformave, të ulen në një tryezë për dialog.
Në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, Santos tha se këto reforma janë disa nga kushtet për çeljen e negociatave me BE. Mes të tjerash ajo nënvizoi se nuk është vetëm përgjegjësi e BE-së fakti që Shqipërisë nuk iu çelën negociatat, por edhe e aktorëve politikë në vend.
Mes të tjerash Reporterja e PE për Shqipërinë u pyet nga gazetarët dhe në lidhje me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, ndërsa Santos tha se ky është një vendim që i takon klasës politike dhe se ajo nuk mund të komentonte çështjen në fjalë.
“Nuk është momenti për t’u ndarë. Jemi para një hapi të rëndësishëm për vendin. Ndaj i bëj thirrje aktorëve politikë, të gjithëve atyre ia kam shpjeguar këtë moment. Askush nuk mund të thotë se përgjegjësia është e BE. Është përgjegjësi e BE, por dhe e aktorëve politikë në këtë vend. Thirrja ime është vetëm një; të përballeni me këtë objektiv për të përmbushur kriteret për të plotësuar reformat, forca politike duhet të futen në dialog dhe të vijojnë përpara me reformat, për atë që është në interesat të popullit shqiptar. I bëj thirrje partive politike për dialog. Duhet të vijoni me reformën zgjedhore. Ky vend duhet të bëjë reformën zgjedhore, në bazë të rekomandimeve të OSBE/OHDIR. Sa i takon zgjedhjeve, ky është një vendim që duhet ta marrin aktorët politikë dhe s’më takon mua që të hyjë në këto diskutime të kësaj natyre.”, tha Santos.