Një kompani britanike ka vendosur të përkujtojë në mënyrë të veçantë një koleg shqiptar që vdiq gjatë tërmetit të 26 nëntorit. '001 Taxis' ka ngritur një memorial në zyrat e saj në Oksford në nderim të Klement Çupit.
Të pranishëm në zbulimin e memorialit, një stol i dedikuar për Çupin, ishte edhe e fejuara e tij, Loridona Suluka, kushërinjtë Marenglen dhe Artur Çupi si dhe daja, Mevlan Karaj.
Menaxheri i kompanisë, Aaron Singh tha se Çupi ishte një djalosh i qeshur, të cilin e donin të gjithë. “Ne do e kujtojmë gjithmonë,” tha ai.
Çupi ishte në ditën e tij të dytë të vizitës në Shqipëri te prindërit në Thumanë kur humbi jetën. Ai do të martohej së shpejti.