Presidenti Ilir Meta ka falenderuar, ish-ministrin socialist, Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i dha kauzës së Presidentit në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.
Në një shkrim të sotëm ish-ministri socialist me titull ‘Puçi i KED, nxjerr lakuriq reformën në drejtësi’ shkruan ndër të tjera se ‘Kryetari i Shtetit po denoncon me fakte " pucin kushtetues". Iniciator i deformimeve te procedurave per emerimin e anetareve te Gjykates Kushtetutese eshte kryetari i Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi. Bashkepuntor jane bere Kuvendi dhe ministria e drejtesise. Me heshtjen e tejzgjatur ne kete bashkepunim perfshihen edhe Ambasada e SHBA dhe Delegacioni i BE’
‘Falenderoj ish-ministrin socialist, juristin e njohur z.Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.
Por e falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.
Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet.
Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!
Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre!
Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë!
Mirësevini të gjithë në 2 mars! ‘