Prej kohësh Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka ngritur alarmin për kapjen e shtetit dhe te drejtësisë. Kryeministri Rama dhe gjithë Rilindja e tij ka kapur shtetin në të gjitha segmentet. Rasti i sotëm, kur Presidenti Meta zbuloi para medias dhe opinionit publik një sërë faktesh që zbulojnë përpjekjet për një “grusht shteti”, duke nisur nga Rama, te ministria Gjonaj e deri tek Parlamenti e Gjykata kushtetuese.
Të gjitha faktet dhe gjithë historia e kësaj përballje të jashtëzakonshme të presidentit Meta me kryeministrin Rama tregon se Presidenti është përballë një bande narkotrafiku që e ka shkatërruar vendin, nga kanabizimi, te trafiku i madh i kokainës dhe drogave të forta, tek krimi ordiner dhe ai organizuar e deri tek kapja e shtetit dhje institucioneve të tij. Për ditë e më tepër presidenti po lufton përballë një Kryeministri që kërkon pushtet të pakufizuar, që kontrollon edhe pushtetin legjislativ përmes Parlamentit, edhe pushtetin administrativ, edhe sistemin gjyqësor në të gjitha nivelet e tij, edhe SPAK-un, edhe pushtetin e katërt, median, edhe pushtetin lokal, edhe shoqërinë civile, edhe universitetet, pra, gjithçka.
Prandaj është mëse i përligjur dhe legjitim akti i Presidentit”, për të zbritur në rrugë kundër kriminelëve që uzurpojnë pushtetin dhe shkatërrojnë demokracinë.
Lufta apo beteja e Presidentit Meta duhet të bëhet një kauzë për të gjithë opozitën dhe popullin mbarë për t’i thënë ndal kësaj bande që për ditë e më tepër po merr peng vendin dhe të ardhmen tonë./55news.al