residenti Ilir Meta ka ftuar gjithë qytetarët që më dy mars të jenë në tubimin që do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës.
Në qytetar i ka shkruar kreut të shtetit në adresën zyrtare në Facebook që të mos tërhiqet nga beteja e tij për mbrojtjen e ligjit themeltar të shtetit. “President mos na zhgënje, mos u tërhiq, se edhe jetën e jap për ju”,- shkruan qytetari në adresën e kreut të shtetit.
“I dashur Anton!
E di që bën shaka, por mos harro të lajmërosh edhe miqtë! Në dy mars të gjithë Kuqezi! Të pres me qetësi dhe dashuri për Besëlidhje”,- shkruan kreu i shtetit.