“Edi Rama ka ndërtuar një strategji të qartë për të kapur sistemin e drejtësisë nëpërmjet reformës. Është përgjegjësi e tij që nuk ka Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri. E gjithë kjo është bërë qëllimisht në këtë vend sepse nuk ka gjykatë. Kjo ndodhi dhe në 30 qershor. Presidenti nxori një dekret, që parlamenti nuk e pranon. Kush e zgjidh këtë konflikt? E zgjidh Gjykata Kushtetuese. Nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën shkohet në Gjykatë Kushtetuese dhe nuk e vendos asnjë nga anëtarët e parlamentit. Kur s`ka gjykatë, fillon retorika. Këtu përgjegjës është Edi Rama që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese.
Komisioni i Venecias jep rekomandime, nuk është gjykatë. Nuk fiton asnjë të drejtë në këtë komision, ai pyetet për të dhënë një mendim. Nuk ka asnjë organizëm ndërkombëtar që merr vendime në emër të shqiptarëve. Edhe Komisioni i Venecias duhet të përdoret me shumë kujdes. Duhet ngritur një Gjykatë Kushtetuese e pavarur. Po tentohet të kapet kjo gjykatë. Dhe po u kap kjo, mbetet Presidenti pa u kapur. Situata të ngjashme ndodhin vetëm në Moldavi, në asnjë vend tjetër nuk ndodh.
Gjithë qëllimi i pushtetit të Edi Ramës është të fyutet në detaje. Vendi është pa Gjykatë Kushtetutese dhe është varianti më i mirë për një njeri si Rama të qeverisi. Tani që është bërë presioni ndërkombëtar, Rama thotë hajde ta ndërtojmë Gjykatën Kushtetuese, dhe kërkon ta kapi. Një nga kushtet e Bundestagut është të ngrihet Gjykata Kushtetuese. Nëse nuk bëhet kjo, nuk hapen negociatat. Rama nuk ka ndonjë hall për negociatat, por nuk do të mari përsipër që nuk do. Presidenti dhe çdokush duhet të kërkojë në këtë vend Gjykatën Kushtetuese. Dhe duhet të jetë e pavarur nga politika.
Presidenti ka përgjegjësi, madje mund ta quajnë shkelje që nuk e çoi në Gjykatën Kushtetuese. I kanë vënë një mekanizëm që ai të emërojë në mënyrë të pavarur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Rama nuk ka hallin e integrimit, ai nuk e do hapjen e negociatave. Ndërkombëtarët i kanë thënë: nëse nuk hapen negociatat, përgjegjësia është e jotja. Rama nuk do të shtrëngohet dara, prandaj nuk i do negociatat. Edhe në fshat ka pasur një pleqëri që zgjidhte gjërat, tani s`ka as gjykatë.
Ka disa mënyra për zgjidhur. Një mënyrë është të ulen të bisedojnë. Ka dhe dy mënyra të tjera: ka një presion të madh ndërkombëtar, dhe e treta demokracia do të thotë qeverisje nga populli. Në qoftë se populli shikon se po tallet me të, e zgjidh ai problemin. Besëlidhja është një gjë simbolike që i kujton Skënderbeun. I kujton variantin e tretë, variantin e popullit që thotë hajde të lidhim besën për pavarësinë”, u shpreh Kastriot Islami.
Negociatat
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami komentoi situatën e fundit në vend. Ai foli fillimisht për hapjen e negociatave të Shqipërisë, duke u shprehur se edhe me metodologjinë e re, kushtet mbeten po ato.
“Unë mendoj që çështja e integrimit është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. E vetmja që nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë është qeveria shqiptare. Për tre vjet është hapur shampanja e hapjes së negociatave, por ato nuk janë hapur. Vjet kishte një qëndrim që ishte më kompleks, ishin shumë vende kundër Shqipërisë sepse ajo nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë. Shqipëia ka tërhequr në zonën negative dhe Maqedoninë e Veriut. Është lëshuar një mesazh nga Hollanda, që: në qoftë se qeveria e tyre nuk i kryen mirë detyrat, edhe me metoodologjinë e re që rrit monitorimin, dhe shqiptarët mund të humbin dhe të drejtën e lëvizjes së lirë. Ky mesazh i është dhënë shqiptarëve, kini mendjen. Do humbni dhe të drejtat që keni, nuk do lëvizni më lirisht. Opozita e ka dhënë mbështetjen e saj, ajo nuk është kundër apriori”, tha Kastriot Islami.
Sipas tij, kushti kryesor për negociatat është ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Islami thotë se konflikti mes institucioneve ndodh pikërisht se mungon Gjykata Kushtetuese.
“Metodologjia e re dhe e vjetër kanë një gjë të përbashkët; duhen bërë detyrat e shtëpisë. Shqiptarët nuk mund të marin valixhen dhe të ikin jashtë. Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, është i vetmi vend që nuk e ka këtë gjykatë. Po nuk u ngrit Gjykata Kushtetuese është shumë e rëndësishme sepse është themeli i shtetit ligjor. Gjykatat duhet të jenë funksionale, të jenë të pavarura. Konflikti që ndodh sot mes institucioneve ndodh sepse nuk ka gjykatë”, tha ai.
Donacionet
Të premten u publikuan shifrat zyrtare për paratë e grumbulluara në Konferencën e Donatorëve, fonde që do të përdoren për rindërtimin.
Më pak se 1/3 e shumës janë grante, ndërsa pjesa tjetër është hua. I pyetur në lidhje me këto shifra, Kastriot Islami tha se borxhi i Shqipërisë do të rëndohet. Madje, ai tha se Edi Rama e ka dyfishuar borxhin publik.
“Shqipëria pati një tërmet, por ekspertët thanë se pasojat e tërmetit erdhën më shumë jo nga tërmeti por nga qeveria. Nëse do ishin marrë disa masa minimale nuk do kishte 51 viktima. Viktimat në përgjithësi shpëtojnë ditën e parë dhe ditën e dytë. Shqipëria nuk ka grupe emergjencash dhe i lanë atje disa ditë. Ai tërmet vuri në dukje kriminalitetin dhe injorancës që ka në parlament. Shumica e dëmeve erdhën për shkak të qeverisë. Përgjegjësi më i madh i katastrofës ndërtuese në Shqipëri është Edi Rama. Të gjithë këta të KÇK-së i ka thirrur për të vjedhur votat. Duhet para se sa të vërteta janë ato projektet. Normalisht në çdo vend të botës defektet përballohen me buxhetin e shtetit. Ka një eksperiencë, në përgjithësi ka Konferenca Donatorësh ku bëhen premtime. Por premtimet realizohen deri në masën 40%. Të gjitha këto e rëndojnë borxhin. Kur ka ardhur Edi Rama në 2013 ka ndenjur dy vjet duke akuzuar Berisha e ka fajin. Tani po e lë borxhin dy herë më të madh seç e gjeti. Për një vend si Shqipëria me ekonomi të brishtë, borxhi e rëndon shumë”, tha Islami.