Presidenti Ilir Meta ka publikuar në profilin e tij zyrtar në FB një mesazh të një qytetari duke e falenderuar
Qytetari me emrin Don Pjetri thotë se kur thirrjen e bën hoxha, po shkon për Allahun dhe jo për hoxhën, kur thirrje e bën prifti, po shkon për zotin dhe jo për priftin, kurse kur thirrjen e bën Presidenti, nuk po shkon për Presidentin por për Shqipërinë.
Po ashtu qytetari shton se edhe po të ishte vetëm për Presidentin do të dilte pasi ishte i vetmi institucion që mbështeti hapur protestën studentore dhe ktheu buxhetin për t’i dhënë shpresë studentëve dhjetorin e 2018.
Meta duke e falenderuar shprehet se mesazhi i qytetarit është i mengçur dhe mirëshpjegues duke përsëritur thirrjen për të dalë më 2 mars në në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për Shqipërinë dhe Kushtetutën.
STATUSI I ILIR METËS
Falenderim për këtë mesazh të mençur dhe mirëshpjegues!
Së bashku për Kushtetutën!
Së bashku për Shqipërinë!
Me të gjithë shqiptarët në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! #PërKushtetutën #PërShqipërinë
MESAZHI I DON PJETRIT
Kur thirrjen e bën Hoxha,nuk po shkon për Hoxhën ,por për Allahun!
Kur thirrjen e bën Prifti,nuk po shkon për Priftin por për Zotin.
Kur thirrjen e bën Presidenti,nuk po shkon për Presidentin por për Shqipërinë.
(Po të ishte dhe vetëm për Presidentin,do dilja patjetër.
Është detyrë morale ,pasi gjatë protestës studentore ,është i vetmi instuticion që e mbështeti hapur dhe i vendosur protestën studentore,dhe bëri rikthimin e dekretit për buxhetin e shtetit,duke i dhënë një shpresë studentëve dhe një mundësi qeverisë për reflektim)!
2-Mars për Shqipërinë!