”Rreziku është para portës”, Panariti: QSUT s’ka pajisje për të dalluar koronavirusin, akoma nuk ka termoskanera në pikat kufitare

Saturday, 22 February 2020 15:46

Ish- ministri i Bujqësisë Edmond Panariti pas situatës në Itali me koronavirusin ngre alarmin se rreziku tashmë për Shqipërinë është pas dere

Ai thotë se Shqipëria duhet të marrë masa por ngre kritika pasi shprehet se QSUT s’ mund të dallojë koronavirusin sepse mungojnë pajisjet e zbulimit të virusit.

Me këto mungesa, Panariti thotë se personat me koronavirus në rastin e Shqipërisë nuk mund të karantinohen dhe të izolohen në rast se nuk zbulohen dhe si rrjedhojë ata si të infektuar mund të lëvizin dhe të përhapin koronavirusin.

Po ashtu Panariti thotë se në pikat kufitare nuk ka ende termoskanerë për të veçuar udhëtarët me ethe dhe temperaturë.

STATUSI I EDMOND PANARITIT

Rreziku te porta! A do te na mbroje mjekesia e PPP-ve?
Drejtori i Organizates Boterore te Shendetesise, tha dje qe dritarja e mundesive te kontrollit te perhapjes botërore te koronavirusit, po ngushtohet gjithnjë e me teper.

Thene ndryshe, pergatituni per nje pandemi dhe vendet te marrin masa që te ruhen vete.

Rrezikun nuk e kemi me larg, por para portes.. Sepse ne Itali numri i te infektuarve me virusin, u katerfishua dhe qeveria ka futur ne karantinë 12 komuna ne veri.

Te premten u shenua viktima e dyte aty. Aftesia ngjitese dhe perhapese e virusit eshte e frikshme.
Profesore te nderuar te QSUT në Tiranë ngrene alarmin per mungesen e pajisjes se tipizimit (zbulimit) te virusit (Real Time PCR).
Kjo sepse kontrata PPP nuk e parashikon kete..

Kjo do te thotë qe QSUT nuk mund te dalloje gripin e zakonshëm nga virusi vdekjeprurës covid – 19 dhe per rrjedhojë nuk mund te izoloje dhe karantinoje te infektuarit e mundeshem me kete koronavirus.
Kjo do te thotë qe te infektuarit mund te levizin, kontaktojnë dhe perhapin infeksionin te te tjeret.
Pa permendur ketu qe kapacitetet tona karantinuese dhe te trajtimit me frymemarrje te asistuar ne rast shperthimi te infeksionit jane teresisht te pamjaftueshme.!

Nuk flasim me per rrezik hipotetik por per rrezik real.
Akoma nuk eshte vendosur nje termoskaner ne pikat e hyrjes kufitare per te vecuar udhetaret me ethe dhe temperature..
Nuk e di se çfarë presin me?! Rreziku eshte pas dere!

Modifikuar më Saturday, 22 February 2020 15:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...