Presidenti, mesazh profesorit të njohur: Më 2 mars në shesh jo për Presidentin, por për Shqipërinë!

Saturday, 22 February 2020 20:17

Profesori i njohur Mark Marku deklaroi sot në “News 24” se beteja e Presidentit Ilir Meta kundër qeverisë “Rama” është e drejtë, sepse po i merren kompetencat kreut të shtetit. Deklarata e Mark Markut ka sjellë një reagim sqarues nga ana e kreut të shtetit, Ilir Meta, i cili thekson se beteja nuk po bëhet për kompetencat e kreut të shtetit, por për faktin se Edi Rama po merre Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti shprehet se Gjykata e Kushtetutës është institucioni i vetëm në vend ku qeveria dhe çdo pushtet tjetër jep llogari.

I dashur Profesor Mark Marku! Rama nuk po përpiqet t’i kufizojë kompetencat Presidentit. Ky s’është problemi i vërtetë. Rama po përpiqet në mënyrë anti-kushtetuese e mafioze të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë (pra vetë Kushtetutën) në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhënie dhe çdo mundësi për ndryshime demokratike!

Ndaj në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” jo për Presidentin, por për Shqipërinë! #PërKushtetutën #PërShqipërinë”,- shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Kreu i shtetit ka publikuar edhe intervistën e plotë të profesorit të njohur të gazetarisë i cili ngre shqetësimin për sjelljen anti ligjore të qeverisë “Rama”.

Tubimi i Presidentit më 2 mars, Mark Marku: Nuk është i paligjshëm, Rama po tenton t’i kufizojë kompetencat Metës

Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News 24 e ka cilësuar të ligjshëm tubimin e Presidentit Meta më 2 mars pasi sipas tij çdo President ka të drejtë të takohet dhe konsultohet me qytetarët. Marku akuzon mazhorancën dhe veçanërisht Ramën se po tenton që të bëjë goditjen e fundit, atë të kapjes së Gjykatës Kushtetuese dhe paralelisht edhe atë të kufizimit të kompetencave të Presidentit me ndryshimet e fundit ligjore mbi betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pavarësisht termit, grusht shteti apo diçka tjetër shqetësimi që ngre Presidenti është real pasi jemi para disa përpjekjeve të mazhorancës për të zaptuar të gjitha pushtetet. Mund ta shohim si të duam por jemi në një situatë ku demokracia e vendit, stabiliteti, shteti ligjor është praktikisht dëmtuar rëndë. Jemi në fazën e fundit ku Rama po i jep goditjen e fundit për të zaptuar Gjykatën Kushtetuese për të kufizuar kompetencat e Presidentit. Zakonisht nuk ndodh edhe nëse ndodh në raste shumë të rralla por nuk është e paligjshme. Ky është problemi se mbingatërrojnë gjërat, por në thelb nuk është i paligjshëm që Meta të thërrasë në takim apo tubim dhe të konsultohet me qytetarët. Mendoj që gjendja është emergjente. Po i jepet goditje demokracisë dhe Presidenti është betuar për të mbrojtur Kushtetutën. Edhe për ne qeë s’jemi juristë cënohet Kushtetuta. Kalohet një ligj në parlament që nuk është në përputhje me Kushtetutën. Nuk ka instrumente të tjera, parlamenti nuk ekziston, s’është i paplotë e para e punës. Edhe parlamentet në kohë lufte kanë masën e plotë”,- tha Mark Marku.

 

Login to post comments