Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, kritikon nëpërmjet një shënimi në profilin e tij në facebook, paaftësinë e qeverisë Rama për të vendosur në krye të stafit të parandalimit të koronavirusit, një person të aftë dhe kompetente.
Belortaja merr si shembull Kinën që vendosi në krye të operacionit kërkimor ndaj epidemisë, një nga shkencëtarët e saj më të mirë, edhe pse është në moshën 83 vjeçare
‘Ky është "gjenerali" që drejton sot operacionin kërkimor ndaj epidemisë në Kinë. Pulmonologu dhe epidemiologu Zhong Nanshan njihet si hero i luftës kundër SARS-it ne 2003, i votuar si një nga 10 shkencëtarët më të mëdhenj të Kinës (2010) pa hezituar edhe të kritikojë kur e desh puna. Komisioni Kombëtar i Shëndetit e gjeti dhe e vuri në krye të grupit të ekspertëve që vrapojnë në një garë kohe kundër Koronavirusit COVID-19. Si 1-shi i asaj pune atij i është lënë edhe mikrofoni i zëdhënësit te asaj lufte! E kush më mirë se ai mund të shpjegojë? Pyetja tani është: e kemi ne një të ngjashëm? S'ka rëndësi edhe në se s'është tamam ky kalibër. A e njohim ne më të mirin e kësaj fushe? Ta thërresim, ta vemë në krye të një bordi special parandalues, t'i japim rogë 5-fishe, ta lemë ta zgjedhë vetë skuadrën e ekspertëve, të flasë e japë porosi kompetente, urdhra ekzekutivë për aeroportin, terminalet, avionet e tragetet, spitalet, konçensionet, përfshi edhe urdhra me efekt të fortë .. buxhetor. Mos hezitojmë për punë moshe: Zhong Nanshan i ka mbushur me kohë..83 vjeç’