Shehaj, apel qeverisë: Kontroll të imtë çdo pasagjeri në kufi

Hënë, 24 February 2020 10:12

Agron Shehaj, ish-deputet i PD në Kuvend, i bëri thirrje qeverisë për kontrolle të imtësishme në pikat kufitare mbi çdo pasagjer që vjen nga jashtë.

Në një mesazh në Fb, Shehaj shprehet:

"Në Itali gjendja e koronavirusit po merr pëmasat e një epidemie. Masat e rrepta të qeverisë italiane dëshmojnë për gjendjen dramatike që e ka pushtuar vendin. Kjo gjendje është lajm i keq për Shqipërinë, pasi jo është e lidhur ngushtë me Italinë; përveç trageteve, çdo ditë në Rinas mbërrijnë mbi 15 avionë me qytetarë nga Italia.

Mundësitë që në ditët e ardhshme koronavirus të mbërrijë në Shqipëri janë shumë të larta. Duhet të lutemi që të mos prekemi nga rastet e rënda të kornavirusit, por nga ana tjetër qeveria duhet të veprojë sa më shpejt dhe të marrë masa konkrete. Të paktën të gjithë personat që vinë nga zonat e prekura në Itali duhet të kontorollohen në mënyrë rigoroze.

 

Kontrollet në kufi duhet të jenë të imtësishme mbi çdo pasagjer në hyrje. Mbi të gjitha, qeveria duhet të pajisë spitalet me të gjitha mjetet për të kuruar sëmundjen dhe mbrojtur nga përhapja e saj tek personeli shëndetësor dhe më gjerë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...