Maliqi: S’ka kthim prapa, uragani popullor nis në 2 Mars marshimin duke marrë përpara Rilindjen e krimit

Hënë, 24 February 2020 10:21

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Lefter Maliqi ka shprehur mbështetjen ndaj thirrjes së Presidentit Ilir Meta, duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen e tij në “besëlidhjen e 2 marsit”, para sheshit të Kryeministrisë.

Në një postim në facebook, Maliqi shkruan se shpërndarja e parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri jetike për vendin, si dhe për te ardhmen në BE.

“S’ka kthim prapa, uragani popullor nis në 2 Mars marshimin duke marrë përpara Rilindjen e krimit” shkruan ndër të tjera Maliqi.

Reagimi i plotë:

2 Marsi dita e bardhë e fillimit te uraganit popullor ne mbrojtje te demokracise dhe Kushtetutes.Te dashur miq pa dallim politik ju ftoj me dt 2 Mars me Kushtetute ne dore rreth flamurit kuq e zi ne pergjigje te thirrjes se Presidentit te Republikës si sovran i unitetit kombetar ne mbrojtje te Demokracise dhe kapjes se Kushtetutes.Si sot dy vjet me pare ne sheshin para Kryeministrise, ne videon me poshte fola per krimin, drogen, korrupsionin, varferin ku sot pas dy vjetesh eshte shume here me keq. Te gjithe bashke ne 2 Mars ne Bulevardin Deshmoret e Kombit deri ne rrezimin e Diktatorit te ri qe varferoj, cpopulloj, i vrau shpresat e Shqiptareve, kapi drejtesin, mbushi burgjet me te varfer e opozitar, shantazhoj mediat, aktoret, prokuroret, gjyqtaret, largoj infermieret e mjeket, percau studentet, mbolli shqiperin me droge, kapi drejtesin, institucionet, krheu parlamentin ne vegel te Rilindjes se krimit, zhvilloj zgjedhje moniste lokale.

Aktualisht ky i marre kerkon te kthej vendin ne diktature duke kapur edhe Gjykaten Kushtetuese. 2 Marsi dite historike, dite kthese per mbrojtjen e demokracise dhe Kudhtetutes,per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut per te ardhmen e vendit ne BE.SHBA dhe BE bashke me qendresen e popullit te revoltuar shqiptar do jene faktor per zgjidhjen e kesaj krize te rende politike,ekonomike dhe te pasigurise ne vend.

Ska kthim prapa, uragani popullor nis ne 2 Mars marrshimin duke marr perpara Rilindjen e krimit duke i hapur rruge demokracise dhe te ardhmes se Vendit ne BE. Parlamenti i takon popullit, shperndarja e tij dhe zgjedhjet e parakohshme domosdoshmeri jetike per fatet e vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...