Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, shkruan në “Facebook” se eksperimenti “brutal” me emrin reformë prodhoi paralizë të plotë kushtetuese, institucionale dhe asfiksi të sistemit.
Sipas ish-ministrit, që prej vitit 2016, kur u miratua Reforma në Drejtësi, e deri më sot, vendi mbetet pa gjykata supreme, duke shtuar se ky “prototip” reforme nuk ka shans të replikohet në asnjë prej vendeve fqinj.
“Cfare përfitoi vendi nga nje eksperiment “brutal” me emrin reforme! Eksperimenti prodhoi paralizë të plote kushtetuese, institucionale dhe asfiksi të sistemit. Jo per disa dite, as per disa muaj! Por me vite? 2016 – 2020 e ne vazhdim mbetemi pa gjykata supreme?! Ky “prototip” reforme i cili nuk ka shans te replikohet ne asnje prej vendeve fqinj, sepse u ndalua nga BE dhe u refuzua nga vete vendet ne proces reformimi, do të sherbeje vetëm per tu treguar ketyre vendeve se si nuk duhet vepruar, pa e pesuar mbi lekuren e tyre!”, shkruan Panariti.