Negociatat për Shqipërinë/ Komisioneri Europian për Zgjerimin prezanton sot në Bruksel metodologjinë e re para ministrave të jashtëm

Tuesday, 25 February 2020 12:10

Komisioneri europian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi do të prezantojë sot në Bruksel metodologjinë e re për zgjerimin e BE para ministrave të jashtëm të vendeve anëtare.

Pas prezantimit të metodologjisë së re të propozuar nga Komisioni Europian, do të ketë dhe një diskutim nga ministrat e jashtëm të BE në Këshillin për Marrëdhëniet me jashtë të BE.

Në fakt metodologjia e re e BE vendos shumë për fatin e Shqipërisë, dhe jo vetëm edhe të Maqedonisë së Veriut lidhur me negociatat. Në tetor të vitit të kaluar, Franca kërkoi një metodologji të re duke i mohuar negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Tashmë që ajo pritet të implementohet Macron ka thënë se është dakort për negociatat me metodologjinë e re. Presidentja e Ke, Von der Leyen ka kërkuar që negociatat të hapen para samitit të Zagrebit në maj në ndërkohë përfaqësues të tjerë europianë kanë dhënë shpresa se mund të hapen që në mars.

Login to post comments