Situata me koronavirusin, Patozi: Basha super korrekt, reagimi i Ramës plotëson tabllonë e një vendi qesharak

Tuesday, 25 February 2020 13:18

Pas deklarates me te fundit te kryeministrit Edi Rama, qe ne nje sqarim per masat e marra per koronavirusin, shigjetonte ata qe i cileson “politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim”, reagon kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi. 

Sipas Patozit, “Duhej ky reagimi yt për ta bërë më të plotë tabllonë e një vendi qesharak, që po prodhon më shumë polemika për korona virusin, se sa të gjitha vendet e prekura të marra së bashku, ndonëse për fat të mirë nuk kemi ende asnjë të infektuar”.

Patozi nen titullin “Nje keshille per timonierin”, i kujton Rames ta beje taman punen kur analizon debatin për korona virusin në Shqipëri.

“Thuaj, fjala vjen, se qëndrimi i Lulzim Bashës për ketë temë ishte super korrekt dhe i paqortueshëm. Ishte edhe politik, edhe i përgjegjshëm, edhe qytetar, sepse profesional nuk ka pse të jetë”- shkruan ai.

Postimi i Patozit

NJË KËSHILLË PËR “TIMONIERIN”…

Meqë e ke shndërruar prej shumë kohësh në zakon që duhet t’i vësh patjetër notën opozitës dhe shtypit ndaj çdo gjëje, që thonë kundër qeverisë, bëje tamam punën, kur analizon debatin për korona virusin në Shqipëri. Thuaj, fjala vjen, se qëndrimi i Lulzim Bashës për ketë temë ishte super korrekt dhe i paqortueshëm. Ishte edhe politik, edhe i përgjegjshëm, edhe qytetar, sepse profesional nuk ka pse të jetë.
Dhe mbi të gjitha shumë larg atyre të nahisë tënde, që thonë se virusi nuk guxon të na afrohet nga masat e forta, që ka marrë qeveria jote, e as atyre të tjerëve, që kanë dalë ta presin me nderime dhe me buqeta me lule në të gjitha pikat kufitare, por ai nuk po ua dëgjon lutjet.
Duhej ky reagimi yt për ta bërë më të plotë tabllonë e një vendi qesharak, që po prodhon më shumë polemika për korona virusin, se sa të gjitha vendet e prekura të marra së bashku, ndonëse për fat të mirë nuk kemi ende asnjë të infektuar.

Modifikuar më Tuesday, 25 February 2020 14:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...