Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili njëkohësisht dhe një ish- ministër i shëndetësisë i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka thënë se tendenca e koronavirusit jo vetëm në Kinë por në gjithë botën sa vjen dhe është në ulje.
Ai shprehet se Ballkani është ende i paprekur kurse koronavirusi sa i përket shifrave, ka një vdekshmëri prej 5-6% të lartë dhe nuk ka pandemi.
Më tej Vasili thotë se dy armiqtë e qytetarëve shqiptarë sa i përket koronavirusit janë deklaratat e personave që nuk kanë lidhje me fushën e shëndetësisë si dhe ç’kujdesja.
”Sa të përgatitur jemi për koronavirusin?
Desha tju them që përtej pozicioneve politike unë ja kam dedikuar jetën shtetit publik dhe kësaj fushe. Nuk kënaqem dhe s’mund të gëzohem kur flitet për epidemi apo pandemi, por jam specialist i kësaj fushe. Dua të ndaj me ju disa çështej për këtë pandemi apo epidemi. Nuk janë numrat për të justifikuar apo për ta cilësuar si pandemi.
Ka pasur raste sot kishte raste edhe në Brazil, që të marrë emrin pandemi duhet të jetë një shtrirje e caktuar gjeografikisht. Vatra themelore, lidhet me Kinën. Pasojat kanë ardhur prej andej nëpër botë. Lajmet nga Kina janë pozitive pasi ka tendencë të rënies qoftë në drejtim të rasteve të reja por edhe të jetëvetë humbura. Epidemia arrin kulmin dhe më pas fillon rënien. Nëse do të jetë rënie e avashme këtë s’mund ta thotë njeri.
Ndeshemi me një epidemi që nuk është një agjent infeksioz i panjohur pasi në xhiron apo harkun e 15 viteve është e treta, ka qenë SARS-i në nivel vdekshmëria 5-6% më e lartë, kemi pasur Mersin në Lindjen e Mesme në 2013, që ishte emergjencë botërore por kapi vende më pak si Arabia dhe sot kemi koronavirus. Njerëzimi ka pasur kontakte me këtë. Ka krijuar një shqetësim por njerëzit është parë se cilët janë apo fuqia e shpërthimit. Tjetra që do të thoja, gjë pozitive është që tek fëmijët është në nivel shumë të ulët. Ky është një fakt, nuk mund të thotë njeri se cila është arsyeja, disa thonë që trupat fëmijnorë reagojnë më mirë, por në të treja rastet fëmijët kanë qenë më pak të prekurit.
Jemi para një gjëje, po njerëzit duan të dinë cila është tendenca?
Pranvera botërisht nga epidemologjia e nivelit më të lartë shkencor, nuk është aleat i epidemisë, është armik i virusit, nuk e lejon rritja e temperaturës përhapjen e virusit, pra ndihmon të shuhet. Studimi i hollësishëm të jep mundësinë ta mendosh këtë pasi dhe epidemologët më të mirë thonë këtë.
Gatishmëria e Ministrisë së Shëndetësisë?
Çdo epidemi dhe pandemi është një provë e rëndë për sistemet shëndetësore. Wshtë akoma më rëndë për një shëndetësi të keqfinancuar si jona. Sa më të kujdesshëm të jemi ajo fitohet. Unë e di që Shqipëria komunikon me OBSH. Mendoj që në këtë mes nuk duhet të flasin njerëz që nuk janë të fushës, pra jo profesionalë, pra i thashë dhe Edi Ramës që nëse do të ndihmojë bën mirë mos flasë pasi dhe agresiviteti ndaj opozitës nuk jep gjë.
Mua sot për këtë nuk më besojnë si nënkryetari i LSI-së por sepse kam qenë minisër Shëndetësie. Nuk ka asgjë të keqe që të jenë të gjithë të vëmendshëm dhe të jepen informacione. Rajoni i Ballkanit është shumë pak i ngarkuar, bëhet fjalë për një rast në Greqi, pra gjithë rajoni është pak i prekur, por alerti duhet të jetë, ç’kujdesja është armiku më i madh.”- tha Vasili.