Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në rubrikën Opinion në Neës24 është shprehur se Kuvendi pasi i drejtoi kërkesën për opinion Komisionit të Venecias për betimin e gjyqtarëve tashmë po i luten mos i kthejë përgjigje në mars pasi Kuvendi e miratoi një ditë pasi delegacioni i tyre të vinte në Tiranë për takimet.
Vasili shprehet se tashmë erdhi dita që Rama dhe qeveria të japin llogari pasi populli e sheh që kanë kapur të gjitha intitucionet dhe vetëm populli më 2 mars mund ta ndajë këtë punë.
” Ky rrëmbim mafioz i provuar me letra më indonjon. Presidenti i Shqipërisë, institucioni i Presidencës, se për mua është kënaqësi që Meta është President, s’mund të jem hipokrit për këtë. Dhe kur shoh që Presidenti çon në SPAK një dosje me fakte të tmerrshme të rrëmbimit të kompetencave të tij.
Ironitë e mazhorancës i kam përbuzur, një grup mafiozësh që kanë rrëmbyer shtetin. S;ka më dilema kur qeveria fut hundët në drejtësi, kur kishim një Reformë në Drejtësi që nuk do lejonte qeverinë të ndërhynte në drejtësi. Këta janë edhe të paaftë se asaj ministres as ja kërkoi njeri dhe boton disa gjëra aty në Fletoren Zyrtare.
Janë dhe avokatët e tyre pastaj që janë klientë të bajatur të këtij shteti. Cilët janë kundërshtarë që do më bindë mua që për çështjen e betimit, pritet të vijë misioni i Venecias, ligji miratohet dhe botohet në Kuvend një ditë para se të vinte delegacioni.
Erdhi Venecia në Tiranë dhe këta i thanë na fal se e botuam dhe madje ka zëra që thonë aman mos na ktheni përgjigje në mars se pyetjet ishin shumë të qarta.
Duhet të jeni shumë të bindur që të trembur dhe të tmerruar janë Edi Rama dhe Rilindja. Dita e llogarisë erdhi, o do japin llogari ose populli do të marrë përgjegjësitë pasi nuk ia ka dhënë dikujt drejtësinë. Populli do të ndajë këtë punën. Kur populli sheh që ti i more të gjitha atëhere duhet ta ndajë këtë punë. ”- tha Vasili.