“Ka qenë personalisht e përfshirë në ekzekutime”, Mediet prestigjoze të huaja shkuajnë për vdekjen e Nexhmije Hoxhës

E Enjte, 27 February 2020 13:42

Lajmi për vdekjen e Nexhmije Hoxhës, gruas së diktatorit Enver Hoxha është raportuar edhe në mediet e huaja.

“Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit të Shqipërisë, vdes në moshën 99-vjeçare”, ky është titulli i “The Guardian”. Nga media prestigjoze shkruhet se Nexhmije Hoxha drejtoi propagandën e ish-diktatorit.”Gruaja e tij vdiq në shtëpinë e saj, e rrethuar nga libra dhe foto të burrit të saj, fëmijëve dhe nipërve dhe mbesave që ajo kishte marrë me vete kur u dëbua nga vila e tyree epokës komuniste. Ajo drejtoi makinën e tij të propagandës, një institut të Marksizmit dhe Leninizmit dhe Frontin Demokratik – një organizatë ombrellë që shërbeu si një mjet i kontrollit të Partisë Komuniste.”, shkruan Thë Guardian.

“Vdes Nexhmije Hoxham gruaja e diktatorit shqiptar”, ky është titulli i “The Washingon Post”. “Në 1991 ajo u burgos dhe në 1993 u dënua me 11 vjet burg për korrupsion dhe abuzim të parave publike. Ajo u la e lirë katër vjet më vonë pas një amnistie.”,shkruhet për të nga kjo medie.

Për vdekjen e saj ka shkruar edhe France.24.”E veja e ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, ka qenë personalisht e përfshirë në ekzekutime dhe dëbime gjatë regjimit”, shkruan “France 24”.

Një ditë më parë ndërroi jetë e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija. Ajo ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në banesën e saj në Laprakë. Lajmi u konfirmua nga një prej djemve të saj, Iliri./Dosja.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...