Gjatë paradites së sotme u njoftua se naftëtarët e Ballshit do të ndërpresin grevën e tyre të urisë pasi është arritur një marrëveshje
Ndërkohë që punëtarët e Poçemit mësohet se do të përshkallëzojnë grevën pasi siç kanë deklaruar, nuk na u ka kaluar asnjë pagë.
Eshtë staku fideri i fratarit dhe 14 fshatra janë pa energji elektrike. Ndërkohë që punonjësit janë të irritur pasi askujt nuk i ka kaluar paga, sikunder është bërë me punonjesit e uzinës se Ballshit.
Kanë penguar punonjesit e OSHEE të ndërhyn duke mbyllur derën. Nuk lejmë të futet njeri. Do të sakrifikohemi këtu në vendin e punës. Kërcënohet se do të hipin në kullën e ndriçimit e do të hidhen që andej.
Ata duan zgjidhje në bazë të premtimit të dhënë, 7 paga te plota nga 27 të prapapambetura dhe nënshkrimin e kontratës nga 1 marsi, punonjesit e nenstacionit elektrik me OSHEE dhe ata te stacionit te pompimit me ujesjellesin Mallakastër.
Gjatë kohës që po zhvillonin intervistën me median ndodhi një defekt. U stakua i gjithë nënstacioni duke lënë pa energji një pjesë të mirë të gjithë Mallakastrës dhe pa ujë të gjithë qytetin dhe njesite administrative. /syri. net/