Nga Tritan Shehu.
Mbas një sorollatje disa javore, deklarimesh e përgënjeshtrimesh, vetëm propagandë për të fshehur paaftësinë e amullinë organizative që vazhdon, Rama sot më në fund caktoi një ambient ku do të vendoset karantina.
Besoj se mbas çfarë po ndodh, mbas një humbjeje 45 ditë në fillimin e masave, mbas deklaratave kontradiktore çdo gjë duhet marrë me rezerva.
Në qoftë se është e vërtetë kjo, dikush duhet të bëjë publike karakteristikat teknike të karantinës, parimet e futjes aty, organizimin e mbrojtjen nga infektimi i brendshëm dhe pa dyshim të bëjë të mundur transparencë të plotë për ato.
Ndërkaq, asgjë për kolonat strategjike, mungesat e mëdha në të gjitha nivelet, duke filluar nga laboratorët e deri te mbështetja reanimatore, lëvizëse e tek materialet e konsumit, që mungojnë krejtësisht.
Për këto kudo po përgjigjen kryeministrat e jo ndonjë mjek...