Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur regjisorin Edmond Budina, për thirrjen e tij të fortë në mbështetje të tubimit popullor të 2 marsit dhe argumentet me të cilat ai i është drejtuar sot qytetarëve. Presidenti shkruan në Fb:
“Një lajm frymëzues që edhe një nga përfaqësuesit më të shquar të Lëvizjes Demokratike, artisti i dashur për të gjithë ne, Edmond Budina, do na bashkohet më 2 mars në Tiranë, që e gjithë Europa dhe bota demokratike të dëgjojë sërish si para 30 viteve thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Liri Demokraci”.
Jetën e japim, Demokracinë dhe Lirinë tonë kurrë!
Jemi komb Shqiponjash!
Edhe Shqiponjat tona në emigracion do të kthehen në Folenë e tyre.
Mirësevjen i dashur Profesor Budina! “