Tre gazetarët e “Euronews”: Shqipëria po kthehet në Korenë e Veriut, Meta po mbron më së miri Kushtetutën

E Enjte, 27 February 2020 15:23

Shefi i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në “EuroneWs”, Philip Kyle si dhe dy nga gazetarët më të njohur të këtij gjigandi mediatik botëror, Jack Parrock dhe Trent Murray i kanë bërë jehonë qëndrimeve të shprehura sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka akuzuar qeverinë se po organizon një grusht shteti.

Gazetarët e njohur, fill pas intervistës së Metës në “Euronews” nuk ngurojnë ta quajnë Shqipërinë si Koreja e Veriut të Europës.

Konkretisht Shefi i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në “Euronews”, Philip Kyle shprehet hapur se Presidenti Meta është duke mbrojtur më së miri dhunimin e Kushtetutës së Shqipërisë nga qeveria Rama.

 
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetari i njohur Jack Parrock ka postuar në profilin e tij zyrtar në Tëitter një status ku shpjegon situatën që po kalon Shqipëria. “Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në manifestim kundër qeverisë së Edi Ramës. Aktualisht, Rama ka pushtet absolut e mbështetje dhe nuk ka gjasa të rrëzohet për momentin, por thirrja e Presidentit Meta ka bërë bujë”, shkruan Parrock, teksa kolegu i tij Trent Murray analizon edhe deklaratat e kreut të shtetit gjatë intervistës për “Euronews”.

“Një grusht shteti në dyert e BE-së? Kjo është akuza e Presidentit të Shqipërisë ndaj Kryeministrit të vendit. Presidenti Meta tha për Euroneës se vendi i tij “po kthehet në Korenë e Veriut të Europës’ dhe e drejton gishtin nga Kryeministri Rama si autorin e grushtit të shtetit, – shkruan Murray. “Vërtetë interesante, Meta gjithashu tha se shqiptarët ‘po jetojnë në një regjim njëpartiak’ që ka rezultuar ‘në një kapje totalet të shtetit dhe institucioneve në vend’. Deklaratë mjaft e fortë”, shkruan Trent Murray.

Edhe Jack Parrock vë në dukje deklaratën e fortë të Presidentit Meta gjatë intervistës, duke bërë krahasimin e Shqipërisë me Korenë e Veriut. “Një gjuhë mjaft interesante, shumë shqiptarë flasin për ‘Korenë e Veriut të Europës’ duke iu referuar madje edhe periudhës së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...