Shqipëria është i vetmi vend në Evropë me një parti të vetme që kontrollon pothuajse çdo pushtet. Edi Rama, Kryeministri shqiptar kontrollon çdo institucion përfshirë institucionet e gjyqësorit që në çdo vend demokratik duhet të jetë i pavarur.
Pasi ka kapur të gjithë pushtetin qendror dhe lokal, Kuvendin, institucionet e drejtësisë, pushtimi i tij i fundit është Gjykata Kushtetuese, në të cilën ai po përdor mjete të paligjshme për të emëruar njerëzit e tij të besuar si gjyqtarë kushtetues.
Ky është një grusht shteti. Një grusht shteti pa forcë por me kapjen në heshtje dhe të paligjshme të çdo institucioni përfshirë gjyqësorin.
Kuvendi shqiptar po funksionon në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës. Duhet të ketë 140 deputetë, por aktualisht janë vetëm 122, që përbëjnë një shkelje të rëndë. Përmes këtij parlamenti të paligjshëm dhe antikushtetues, Edi Rama, Kryeministri shqiptar, po nxjerr ligje për kapjen e institucioneve gjyqësore, hetimore dhe gjyqësore.
I vetmi institucion që akoma ekziston i pavarur, i cili po i reziston përpjekjeve të mazhorancës për të instaluar një shtet një-partiak është Presidenti i vendit, Ilir Meta.
Kohët e fundit, Presidenti tha se do të nënshkruajë një dekret më 2 Mars, kundër asaj që ai e quajti një ‘grusht shteti’ që po kryhet përmes sistemit të drejtësisë. Ai akuzoi qeverinë shqiptare për shkeljen e kushtetutës dhe se kishte lidhje me krimin e organizuar.
Presidenti denoncoi publikisht një skemë të organizuar mirë nga Kryeministri për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Në këtë skemë janë përfshirë Kryeministri, Edi Rama, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, dhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Presidenti Meta ka paraqitur një kallëzim penal për Kryetarin e KED, Adrian Dvorani dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për një seri shkeljesh serioze të veprave penale. Sipas legjislaturës shqiptare, falsifikimi i dokumentacionit, keqpërdorimi i detyrës dhe marrja e kompetencave të një institucioni tjetër janë vepra penale që dënohen me shumë vite burg.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi duke thënë: ‘Faktet e bëra publike nga Presidenti i Republikës dëshmojnë, edhe një herë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si një mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave është një krim i rëndë shtetëror. Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për të hapur rrugën për projektet e tij mbi kriminalizimin e plotë të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur. ‘
Situata në sistemin e drejtësisë është një kaos i vërtetë. Tre vjet më parë Shqipëria iu nënshtrua një reforme në drejtësi që rezultoi në një katastrofë totale. 200 milion USD u investuan nga paratë e taksapaguesve të Sh.B.A dhe BE për të reformuar sistemin e drejtësisë shqiptare, por gjithçka shkoi keq dhe mund të jenë përfshirë edhe afera korruptive.
Aktualisht Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe asnjë Gjykatë të Lartë. Numri i dosjeve në pritje për t'u shqyrtuar arrin në 35,000, që do të thotë se do të duhen 30 vjet për t'u shqyrtuar.
Disa ndërkombëtarë, të përfshirë në reformën në drejtësi, duke u fshehur nën hijet e organizatave të lobimeve nga Rama, po heshtin për këtë skandal të madh, duke pasur frikë nga hetimet nga vendi i tyre ose institucionet që ata përfaqësojnë, prandaj duke shtyrë me padurim BE-në për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, duke shpresuar që keqpërdorimi i reformës në drejtësi të sfumohet dhe implementimi i keq e kaotik të harrohet nën hijen e pranimit të negociatave.
Institucionet e SHBA dhe BE duhet të hetojnë se si u zbatua kjo reformë dhe kush përfitoi nga paratë e taksapaguesve amerikanë dhe evropianë.
Kapja e sistemit të drejtësisë duket se është një plan i qëllimshëm nga Edi Rama dhe mazhoranca qeverisëse. Një plan me qëllim kapjen e gjithë shtetit shqiptar.
Shoqëria civile, analistët dhe aktorët ndërkombëtarë duken shumë të shqetësuar për një situatë të tillë. Eksperti politik gjerman Martin Henze publikoi një tabelë që ilustron se si Edi Rama po instalon një shtet me një parti, një grusht shteti në zemër të Evropës, në një vend që aspiron të anëtarësohet në BE.
Sipas grafikut, Edi Rama ka vendosur të gjithë njerëzit e tij besnikë dhe të lidhur me partinë si drejtues të institucioneve të drejtësisë.
Kryetari i Prokurorisë së Lartë është Gent Ibrahimi, kunati i Mimi Kodheli, ish-ministri i Edi Ramës, deputet dhe kryetare e Komisionit të Jashtëm në Kuvend. Kryetare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë është Naureda Llagmani, një militante e Partisë Socialiste të Edi Ramës. Inspektori i Lartë i Drejtësisë është Artur Metani, vëllai i deputetes së Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni.
I vendosur për të mbrojtur Kushtetutën dhe pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta ktheu shumë ligje për tu rishikuar në Kuvend por duke u përballur me një pengesë të tillë Kryeministri Rama miratoi një ligj i cili në kundërshtim me Kushtetutën siguron që betimi i gjyqtarëve kushtetues të bëhet me letër jo në zyrën e Presidentit e kërkuar kjo nga Kushtetuta.
Vendosja e një ligji mbi Kushtetutën është një shkelje e rëndë, prandaj Presidenti po apelon vazhdimisht për të gjithë popullin shqiptar dhe çdo aktor në vend dhe jashtë për të mbrojtur Kushtetutën dhe për të ndaluar këtë grusht shteti.
Situata me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë po kthehen në një tallje. Rama po mundohet të kapë me çdo kusht Gjykatën Kushtetuese sa që një nga kandidatet e tij të besuar, znj Arta Vorpsi u betua në një Noter Publik pa dekretin e Presidentit të Republikës. Kjo tregon se themelet e shtetit shqiptar janë shkatërruar vërtet.
Shqipëria kontrollohet nga krimi i organizuar dhe po shërben si strehë për pastrimin e parave. Sipas Transparency International, Shqipëria renditet si një nga vendet më të korruptuara në botë. Pozicioni i saj u përkeqësua në mënyrë dramatike që kur partia e Edi Ramës erdhi në pushtet shtatë vjet më parë. Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Ramën në mënyrë që ai të shpëtojë nga burgu dhe të sigurojë të gjitha aferat e tij korruptive.
Ndërsa Rama përpiqet të uzurpojë plotësisht gjyqësorin, Presidenti i Shqipërisë po bën qëndresë të fortë në mbrojtjen e Kushtetutës.
‘Unë jam kështjella e fundit për të mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë’ tha Meta në një konferencë për shtyp. ‘Nuk do të heq dorë, derisa të gjitha institucionet e shtetit shqiptar të kthehen te populli shqiptar.’
Shqipëria është në një udhëkryq. Beteja për Gjykatën Kushtetuese është thelbësore për të ardhmen e vendit.
Në javët në vijim Shqipëria do të përfundojë ose një shtet monist ose një vend i mbushur me shpresë.