“Kush e ndjen vetën puçist është i alertuar”, Presidenti Meta pas mesazhit të ambasadës amerikane në Tiranë: Më 2 mars do vijnë qindra shqiptaro- amerikane

Saturday, 29 February 2020 12:54

Dy ditë para mbajtjes së manifestimit të 2 marsit, kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë me mediat ku ka komentuar edhe deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë e cila një ditë më parë dha një mesazh “alert” për qytetarët e saj që jetojnë në Tiranë, duke kujtuar se në demonstratat e mëparshme ka pasur dhune

“Zero shqetësim, zero frikë, për manifesrimin më paqësor, më demokratik, më gjithëpërfshirës e vetëm kuqezi në 2 mars. Për gjithë qytetarët e shqiptarwt që kanë dëshirë e ndiejnë që zëri i tyre duhet të dëgjohet, pasi kushtethuta është dokumenti themeltar i këtij shteti dhe vetëm mbrojtja e saj e garanton unitetin tonë kombëtar e garanton shtetin e së dretjës e të ardhmen evropiane.

Me kërkesën time, dje jam takuar me drejtuesit më të lartë të polisicë ndërkohë që kemi komunikuar dhe më parë me shkresa zyrtare për të organizuar një manifestim i mrekullueshëm me sa më pak policë që angazhohen në mbrojtje të institucioneve pasi ekipi ynë po bashkëpunon shkelqyeshëm me qindra e mijëra vullnetarë që duan të shërbejnë e të japin kontribut të cmuar për të sjellë një traditë atë të festës së demokracisë të triumfi të  lirisë mbi firikën e tiraninë që ajo do të instalojë në këtë vend.

Evropianë amerikanë pjesë marrja do jetë e lartë, shumë prej tyre më kanë konfirmuar mua pjesëmarrjen e tyre, kemi problem se duan që edhe zëri i tyre të dëgjohet, se duke jetuar këtu janë të shokuar nga niveli i shkeljes së ligjit dhe mbretërimi i korrupsionit
ne do bëjmë gjithcka që zëri tyre të dëgjohet, të gjithë janë të mirëpritur të ndjekin udhëzimet që ne japim e japim. Nuk është tashmë një sekret që me dhjetra shqiptaro amerikan kanë mbërritur e disa qindra do jenë deri të hënën në drekë, mes tyre edhe shumë personalitete të spikatura për opinionin publik.

Alert ka vetëm për grupin puciast, kush e ndjen vetën pucist është i alertuar, pse? Sepse është thirrur populli”.

Modifikuar më Saturday, 29 February 2020 12:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...