Presidenti Meta kujton “1 prillin” dhe paralajmëron: 2 marsi do hyjë në histori si nisja e ndërgjegjësimit të shqiptarëve për shenjtërimin e kushtetutës sonë

Saturday, 29 February 2020 13:20

Kreu i shtetit Ilir Meta tha sot se 2 marsi, dita në të cilën ai ka thirrur një manifestim me popullin shqiptar “do hyjë në historinë e Shqipërisë si nisja e ndërgjegjësimit të shqiptarëve për shenjtërimin e kushtetutës sonë”

Kjo ditë do jetë vetëm nisja tha Meta, ndërsa ironizoi duke kujtuar se ka edhe 1 prill, një datë kjo në të cilën është firmosur marrëveshja për koalicionin qeverisës mes PS dhe LSI, në kohën që presidenti drejtonte forcën politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Asgjë nuk mbaron më 2 mars, ka edhe 3 mars, ka edhe 1 prill, dhe e shikoni sa 1 prilla kemi këtu. Për ligjin ndoshta nga më të rëndësishmit që ka të bëjë me integritetin e anëtarëve të GJK që duhet të jenë garant të sovranitetit e integritetit të atdheut tonë
s’bëhet fjalë për disa vende pune, po për të mbrojtur shtetin e pushtetin nga pucistët sot e në cdo vend.

Pa kushtetutë nuk ka demokraci dhe pa demokraci në këtë periudhë globalizmi s’ka as Shqipëri.

Kështuqë në 2 mars kemi vetëm një nisje, e cila në cdo rast e në cdo drejtim që do eci do bëjë të mundur që shqiptarët të kuptojnë që nëse demokracia jonë e shteti degradoi deri sa presidenti ti drejtohet popullit, ndodhi për shkak se në 22 vjet u përdhos në mënyrën më të pabesdë, poshtër e më mafioze së fundmi, vullneti i popullit në referendum. 

2 marsi do hyjë në historinë e Shqipërisë si nisja e ndërgjegjësimit të shqiptarëve për shenjtërimin e kushtetutës sonë“, tha kreu i shtetit.

 
Modifikuar më Saturday, 29 February 2020 13:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...