‘Shqiponjat po kthehen në fole’/ Meta publikon videomesazhet, qindra të rinj nga diaspora më 2 mars në Tiranë në mbrojtje të Kushtetutës

Saturday, 29 February 2020 19:50

Mijëra shqiptarë që jetojnë në diasporë kanë prerë biletat për të qenë të pranishëm më 2 mars në manifestimin e thirrur nga Presidenti në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër Puçit të shtetit të organizuar nga maxhoranca për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Në një videomesazh të publikuar edhe nga Presidenti Meta, janë shumë të rinj ata të cilët kanë konfirmuar praninë e tyre në manifestim.

Ata thonë në videomesazhet e tyre se do të jenë në shesh në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës.

‘Shqiponjat nga SHBA filluan të kthehen! Shqiponjat nga SHBA filluan të kthehen! Qindra të tjerë po vijnë për ?marsin!

Shqiponjat kthehen në folenë e tyre! Mirësevinë për t’u bashkuar më ? mars me Pranverën Kuqezi!-shkruan Meta në postimin e tij ndërsa publikon edhe videomesazhet e të rinjve nga diaspora.

Login to post comments