Gjeneral AHMETAJ: “Beteja me virusin - Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare”

Saturday, 29 February 2020 19:55

Mbarëshqiptarët po ndjekin me shqetësimin legjitim, papërgjegjshmërinë cinike, mungesën kritike të kapaciteteve, si dhe adresimin propagandistik të rrezikut që u paraqitet qytetarëve nga epidemia e koronavirusit, që fatëkeqësisht ka prekur tashmë pothuaj të gjitha vendet fqinje.  Mbarëshqiptarët po ndjekin me shqetësimin legjitim, papërgjegjshmërinë cinike, mungesën kritike të kapaciteteve, si dhe adresimin propagandistik të rrezikut që u paraqitet qytetarëve nga epidemia e koronavirusit, që fatëkeqësisht ka prekur tashmë pothuaj të gjitha vendet fqinje.  Kryetari PD, Basha, i`u ka adresuar thirrje të përsëritura qytetarëve, medias në mënyrë të posaçme, të ruajnë qetësinë, të shmanget paniku, të rrisin vigjilencën e domosdoshme dhe solidaritetin mbarëqytetar, për t`u njohur me rrezikun, listën e masave parandauese, si dhe raportuar menjëherë simptomat dhe rastet e konstatuara pranë institucioneve shëndetësore.  Në cilësinë e ish-këshilltarit, duke çmuar se interesat jetike (jeta, prona dhe prosperiteti i qytetarëve), përbëjnë pjesën më themelore të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, do i rekomandoja Presidentit të Republikës, të vlerësojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si i vetmi mekanizëm kushtetues dhe legjitim, ku qeveria, institucionet dhe strukturat kanë detyrimin shtetëror të raportojnë për shkallën e rrezikut që i paraqitet vendit, masat e marra nga strukturat përgjegjëse për parandalimin, gjendjen reale të kapaciteteve dhe pajisjeve, për të reduktuar rrezikun dhe për t`u përballur me këtë epidemi mjekësore. Si shembull, përmend se, vetëm dje, Presidenti i Rumanisë zhvilloi takim-urgjent të KSK me këtë subjekt.Së treti, si ekspert në fushën e sigurisë, do i kërkoja Qeverisë, që nëpërmjet fondit të emergjencës, (përveç termometrave bazikë), urgjentisht, të realizojë blerjen e pajisjeve moderne për personelin mjekësor (heronjtë e angazhuar në vijën e parë); për personelin e kontrollit në Aeroport dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar, si dhe ngritjen e kapaciteteve të domosdoshme të karantinave, për trajtimin e të infektuarëve, sipas udhëzimeve dhe standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe mësimeve të nxjerra nga eksperienca e vendeve të prekura. Në shtesë, po ashtu, do i kërkoja Qeveria të përgatisë dhe bëjë publike një plan kombëtar, të plotë, të integruar me masa të përshkallëzuara sipas shkallës së rrezikut, përfshi konsiderimin e neneve 173 dhe 174 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ose të fatkeqësive natyrore nëse situata do të përshkallëzohet, që sigursiht, (lutemi të mos ndodhë), ndalimin e fluturimeve me vendet mbartëse, mbylljen e shkollave, grumbullimeve publike, si dhe realizimin e regjimit të karantinës për zonat dhe qytetarët që mund të infektohen. Së fundmi, përsëris përqasjen e përgjegjshme shtetërore të zotit Basha: “ashtu si në rastin e tërmetit, në këtë rast, dhe çdo rast tjetër, PD në opozitë apo qeverisje, nuk bënë dhe nuk do të bëjë kurrë politikë, as kopromise dhe as prapagandë me jetën, fatëkeqësitë dhe sigurinë e qytetarëve”. Në të kundërt, nën drejtimin dhe direktivën e Kryetarit Basha: “me qytetarët, te qytetarët, për qytetarët”, strukturat përkatëse dhe ekspertët e fushës, po ndjekim hap pas hapi (24/7) situatën, si dhe mbetemi të gatshëm, të angazhuar, dhe të motivuar të kontribuojmë me të gjitha kapacitetet, ekspertizën dhe mundësitë për të parandaluar, menaxhuar rrezikun, adresuar masat e duhura dhe ulur në maksimum pasojat.    

*Gjeneral ® Piro Ahmetaj, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.

Login to post comments