Presidenti Meta publikon videon e Kampionit të Evropës në mbështetje të manifestimit të 2 marsit

Diel, 01 Mars 2020 09:20

Pas disa personaliteteve të tjera në vend dhe në botë edhe Kampioni i Europës, Christian Demaj, i cili fitoi një tjetër triumf në Gjermani, apelon në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Është vetë kreu i shtetit që publikon në Facebook videon e Demajt, i cili ka lindur dhe jeton në Gjermani.

Në video, Demaj u bën thirrje të gjithë sportistëve të marrin pjesë në këtë manifestim, ndërsa premton se do të jetë përkrah Presidentit Ilir Meta pasditen e së hënës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Presidenti Meta: I lumtur që edhe Kampioni i Europës, Christian Demaj, pas triumfit të mbrëmshëm në Gjermani ku fitoi një tjetër titull, ka apeluar në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nesër më ✌ mars.

Edhe pse ka lindur dhe jeton në Gjermani, Christiani përfaqëson vetëm ngjyrat Kuqezi. Mirësevjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor!

Login to post comments