Pampuri: Nëse Rama, thjesht endërron 800.000 vota, duhet të mendojë dhe fundin si Gruevski….

Diel, 01 Mars 2020 09:00

Nga Orjola Pampuri

Të dëgjoje kongresin e Ramës, ndjeje thjesht një trishtim sepse si pa dashur të kthente prapa në kohë, ku familja e diktatorit merrte duartrokitje, për mashtrimet e propagandën e shëmtuar, që bënte përballe një populli të vuajtur e të varfër.

E njëjta gjë pa pikë e pa presje, ndodhi dhe në këtë kongres. Aty ku u vetëkenaqen, kaluan në delir e u servilosen deri në pështirosje. E ajo që ra në sy ishte romanticizmi i çiftit në kongres, ku medemek, opozita nuk po i mbushte mendjen…..

Këtu deliron në fakt, pasi nuk po arrinte ta posedonte siç ka poseduar gjithçka, nuk po arrinte të ndalte denoncimet e opozitës ndaj bandave të krimineleve e trafikantëve, të cilët i bëri deputetë, kryetarë bashkish e drejtora, ku bashkë me ta u kap në përgjime duke vjedhur vota, ku me miq sponsorizues të fushatave të tij ndan paratë e koncensioneve korruptive, kur ka perzëne të rinj e profesionistë të mirë, ku popullin e ka lënë në ditë të hallit, ku bizneset i mbyti në taksa e po mbyllen rradhazi dita ditës, ku në 7 vite nuk shtroi asnjë km rrugë, nuk rriti rroga e pensione, e nuk ftoi asnjë biznes të huaj në Shqipëri duke ua bërë të pamundur mbijetesën, nese nuk plotesojnë kushtet e tij.

 

Të gjitha keto janë “guret” të cilët pikërisht kjo opozita që nuk i mbush mendjen megallomanit, i ka hequr një nga një nga kalaja e krimit dhe e drogës që po ndërtonte Edi Rama, duke ndërtuar brenda saj shtetin autokrat, ku një dorë njerëzish shijonin djersën e popullit të varfër e të munduar. E sigurisht kjo nuk mund të jetë opozita që do të donte Edi Rama, por një opozitë tjetër që të qëndronte krahë tij, ta mbështeste në heshtje, të punonte me të dhe për të, kjo atëherë do të trumbetohej nga ai si opozitë e besueshme dhe e fortë.

Por të gjithë ne si opozitë nuk kemi lënë e s’do lëmë në asnjë moment që ky aktor megalloman të vijojë të qëndrojë në atë karrige në të cilën u ul me vota të vjedhura e të blera, me paratë e trafikut të drogës apo me ndihmen e bandave. Orët e tij në pushtet janë të numëruara, dhe ai e di mire këtë. T’i rrojë kongresi dhe komunistët që ringjalli në të, pa për vota e për fitore, të kujtojë një herë edhe Gruevskin, dhe besoj endrra do i përfundojë menjëherë.

Image

Login to post comments