Edhe Agrarët shqiptarë do të jenë pjesë e tubimit të nesërm, në Tiranë, në mbrojtje të Kushtetutës.
Lajmin e jep vetë kryetari I PAA, ish deputeti Agron Duka, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale përveçse konfirmon pjesëmarrjen e tij, fton edhe qytetarët të jenë pjesë e tubimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Nesër,ora 17:00, të gjithë së bashku në Bulevardin Dëshmorët e Kombit! Për Shqipërinë, për Kushtetutën”, shkruan Duka në postimin e tij.
"Dy marsi është një datë që nuk i përket Presidentit, por gjithë qytetarëve që kërkojnë një shtet të së drejtës, jo një shtet monist, prandaj do të jem aty me bashkëqytetarët e mi. Nuk mund të tolerojmë kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asnjë pushteti tjetër; madje, iu bëj thirrje qytetarëve, që në dy mars të vijnë dhe të marrin mbrapsh pushtetin që iu kanë zhvatur një grusht i vogël njerëzish", ishte një tjetër thirrje e mëparshme e kreut të PAA, Agron Duka.