Pas pak minutash, presidenti i Republikës Ilir Meta do të dalë në një konferencë për shtyp nga e cila do të vijojë të denoncojë para qytetarëve një krim të tmerrshëm kushtetues.
Lajmin e jep zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi.
"Të dashur kolegë gazetarë, Sot në ora 18:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi për të denoncuar para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues!", shkruan Blushi në postimin e tij.
Konferenca e rradhës e kreut të shtetit vjen një ditë para tubimit të thirrur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.