Ditën e nesërme në orën 17.00 Presidenti i Republikës ka thirrur në një manifestim mbarëpopullor në Tiranë në mbrojtje të Kushtetutës, kundër kapjes nga puçi që po i bën maxhoranca socialiste.
Këtij manifestimi i është bashkuar edhe ish-kryeministri Berisha, i cili ka shpërndarë në rrjetin e social edhe videon e publikuar nga Presidenca.
Deri më tani mijëra qytetarë kanë konfirmuar praninë e tyre në këtë manifestim në mbrojtje të demokracisë.
Midis tyre edhe personalitete të shquar të fushave të ndryshme.
Ndërsa shumë të rinj janë nisur nga diaspora për të qenë të pranishëm në këtë manifestim.
Praninë e ka konfirmuar edhe lideri i opozitës Lulzim Basha, që është shprehur se do të jetë aty si qytetar.